Sotiraq Filo nën akuzë për konflikt interesi dhe afera me tenderat/ Roli i bashkëshortes në projektin e financuar nga BE-ja

Sotiraq Filo, drejton Bashkisë e Korçës që nga viti 2015. Gjatë kësaj periudhe, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhe dokumentuar abuzime të rënda me paratë dhe pronat publike, sidomos afera me tendera, me kosto miliona euro.
Bashkia e Korçës ka 28 % të aksioneve në shoqërinë publike Ujësjellës Kanalizime Korçë. Drejtori i Ujësjellësit është Petrit Tare, bashkëshorti i ish gjyqtares Entela Prifti, një nga simbolet e korrupsionit në drejtësi, e shkarkuar nga Vetingu për fshehje pasurie. Tare qëndron pas disa kompanive si B by DC shpk, BLOOM FRUITS shpk dhe DICTUM CONSULTING, të përfshira në pastrim parash dhe afera korruptive.
Pranë Ujësjellës Kanalizime Korçë punon edhe bashkëshortja e Sotiraq Filos, Frosela Filo, e cila është drejtoreshë Tregtare. Krahas pagës dhe dietave pranë UK Korçë, Frosela Filo deklaron të ardhura nga projekti SaveSafeWater, një nismë ndërkufitare (Greqi-Shqipëri) që synon përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore dhe rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm. Dhjetëra mijëra euro kanë shkuar për konferenca pa vlerë, aktivitete formale dhe punë fiktive.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa partnerët kryesorë për zbatimin janë Këshilli i Qarkut Korçë dhe Ujësjellës Kanalizime Korçë, dy ente publike nën influencën e Raqkës. Krahas dyshimeve për raporte fiktive në kuadër të ‘zbatimit’ të projektit, Frosela Filo ka përfituar të ardhura nga SaveSafeWater në konflikt të shumëfishtë interesi pasi është drejtoreshë në ujësjellës si dhe ka bashkëshortin kryetar bashkie, i cili ka ndikim tek organet vendore të zbatimit të projektit.
Bashkëshortja e Filos deklaron të ardhura nga Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve e Shqipërisë (SHUKALB), të cilat përfitojnë fonde nga Bashkimi Evropian dhe njësitë vendore. Ndërkaq, Sotiraq Filo dhe Petrit Tare, i cili ka përfituar 250 minë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, dyshohen për një skemë të konsoliduar korrupsioni me tenderat publikë.
Raqka i ka ndarë paratë e bashkisë me një çetë klientësh, të cilës as nuk zbatojnë kontratat, por fusin paratë në xhep. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur Shpresa Nikën e kompanisë Nika shpk dhe Adriatik Zeqillarin e kompanisë Zeqillari shpk duke vjedhur paratë publike, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave me Bashkinë e Korçës për punë publike. Përvetësimi i parave publike dyshohet se është bërë në bashkëpunim me titullarët e bashkisë, duke ndarë përfitimet.
Ndërkaq, disa evidenca ngrenë dyshime të forta për një skemë korrupsioni me paratë publike mes kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo dhe biznesmenit kontrovers Maksim Fejzulla, i njohur si Maksi i Plehrave, i cili qëndron pas kompanisë Korsel shpk, i njohur si klient i hershëm i Niko Peleshit.
Raqka i Korçës dhe Maksi i Plehrave kanë monopolizuar shërbimin e pastrimit në Korçë, përmes tendera korruptivë, me pazar në tavolinë, duke manipuluar procedurat tenderuese dhe mashtruar me zbatimin e kontratës.
Paratë produkt i skemës së dyshuar korruptive i devijojnë në disa kompani të kontrolluara nga Maksim Fejzulla, duke i ndarë më pas sipas roleve dhe investuar në pasuri të paluajtshme.
Lexo edhe
POLITIKE
Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit

Pas valës së largimeve, zyrtarët e Bashkisë kërkojnë takim me Ramën, por ai nuk i kthen përgjigje asnjërit

Aktivisti: Kryeministri dje provokonte protestuesit, hapte e mbyllte grilat

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr sot detyrën. Ja për kë bëhet fjalë

Tensionet dje në protestën para Kryeministrisë, reagon Bardhi: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën





