Spahia kritikon urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për transgjinorët: Akt është i paligjshëm!

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin hormonal të personave transgjinorë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ngriti shqetësime për zbatimin e terapisë hormonale në shërbimin publik shëndetësor. Spahia tha se urdhri është nxjerrë në mënyrë të fshehtë e tinzare dhe pyeti ministren se mbi çfarë baze është përcaktuar mosha 14 vjeç për aplikimin e kësaj terapie.
"Ju zonja ministre në mënyrë të fshehtë e tinzare nxorrët një urdhër për aplikimin e terapive hormonale pranë shërbimit të endikronologjisë në QSUT. Ky urdhër ka ndikim direkt dhe impakt të pakthyeshëm në jetët e fëmijëve, dhe familjeve shqiptare. Me ç’të drejtë e përcaktoni ju moshën 14 vjeçare për aplikimin e terapisë hormonale për fëmijë të pambrojtur sikur të ishin kavie eksperimentale? Kush e përcaktoi kufirin e moshës 14 vjeç? Cilat kanë qenë konsultimet me autoritetet përkatëse e grupet e interesit. Kush është ideatori i një nisme të tillë? Këto janë axhenda të qarta Woke-iste. Ky akt është i paligjshëm. Cila është nevoja mjekësore dhe prioriteti i kësaj procedure? Çfarë qëllimi fshihni pas kësaj iniciative?" tha Spahia ndër të tjera në fjalën e tij në Kuvend.
Lexo edhe
POLITIKE
VIDEO/ Protestuesit i vendosin gardhin simbolik me gjemba Ministrisë së Brendshme

Dyshime për investitorin strategjik në Zvernec/ Lika: Shoqëri me 1 euro kapital mori prona me vlerë miliona

Berisha në parlament: 10 televizione censuruan denoncimet ndaj Altin Dumanit për pronat, me dokumente autentike

“Mln metra tokë të dhëna për fotovoltaikë”, Këlliçi paralajmëron padi: Zvërneci është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie

Valon Lluka thyen heshtjen për aeroportin e Vlorës, publikon mesazhet private me Behgjet Pacollin

“Thirrje zemre!”/ Korreshi apel për protestë për spitalin e Lushnjes më 7 qershor

EWB: Korrupsioni dhe drejtësia, testi i Shqipërisë për BE-në

Berisha: A e dini ju që Aeroporti i Vlorës, është krim më i madh që ka ndodhur?





