Spahia: Të bësh mimika tallëse teksa flet për dramën e një fëmije autik është kalbëzim njerëzor

Deputeti i PD-së Bardh Spahia, e ka cilësuar kalbëzim njerëzor komentin e Edi Ramës ndaj një nëne me fëmijën e saj autik.
Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:
Të bësh mimika tallëse teksa flet për dramën e një fëmije autik është kalbëzim njerëzor! Të kthesh vuajtjen dhe sakrificën e një nëne që proteston kundër teje nga dëshpërimi dhe pamundësia për ti ofruar vetëm pak ndihmë krijesës së vet, sepse vidhet çdo ditë nga ti dhe shpura e hajdutëve të tu, është një kllounadë çnjerëzore që tregon një shpirt mizor dhe të zbrazët.
Këto familje bëjnë një luftë titanike çdo ditë pa asnjë ndihmë, ndërsa ti mbasi i dhunon, i përdor si material për shfaqjen e radhës nga foltorja jote e hajdutëve që të vijnë pas.
Kjo pështirësi nuk kërkon justifikim, kërkon vetëm neveri dhe revoltë. Boll u tallët me dhimbjen e më të pambrojturve! Boll i dhunuat! Turp i pafalshëm!
Shpreh solidaritetin tim me çdokënd që vuan nga neglizhenca e një shteti në duart e disa hijenave të paskrupullta që moral të vetëm kanë pasurimin.
Lexo edhe
POLITIKE
BIRN: Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

Media amerikane jehonë:Protestuesit e quajnë lëvizjen e tyre “Revolucioni i Flamingove”, sipas zogjve që grumbullohen në një ligatinë të ...

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

“Kulmi i cinizmit”/ Zhupa reagon pas deklaratës së Ramës: Detyra e një shteti është të mbrojë më të pambrojturit, jo t’i poshtërojë ata...

Fjalimi i Ramës, shpërthen Berisha: Dëgjojeni miq, shpirt kërmë dhe ordiner

Shqiptarët dhe të huajt janë ngritur kundër korrupsionit të tyre, Rama mban fjalim, Balluku filmohet duke dremitur...

TEC-et lundurese, Bardhi: Një aferë korruptive që ulëret, SPAK të hetojë Ramën dhe Ballukun!

“Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës”/ Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama ia hedh përgjegjësinë administratës: Nuk ...





