Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Spahia: Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk është një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë

P
Piranjat11 August 2026, 11:50 · 2 min lexim
Spahia: Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia duke komentuar deklarata e Edi Ramës në lidhje me debatin e fundit me Vuçiç, shkruan  ‘të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk është një lojë fjalësh apo një lapsus politik por 'një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë dhe një ofendim ndaj gjakut të derdhur.’

Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:

Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk është një lojë fjalësh apo një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë dhe një ofendim ndaj gjakut të derdhur.

Një shtet mund të humbasë vetëm atë që i përket me të drejtë. Kosova nuk ka qenë kurrë pronë e Serbisë që ajo ‘ta humbte’. Kosova ka qenë historikisht zemra e Dardanisë e pushtuar me zjarr e hekur dhe e mbajtur peng për dekada të tëra përmes terrorit shtetëror, spastrimeve etnike dhe gjenocidit të një opresori gjakatar.

Nuk kemi të bëjmë me një ‘humbje’ të Beogradit, siç shprehet argati vella i Vuçiç dhe mjerisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.

Kosova fitoi lirinë! Ajo çfarë ndodhi ishte rikthimi i një të drejte natyrore e hyjnore që shqiptarëve u ishte mohuar me dhunë.

Ta trajtosh Kosovën si  territor që i rrëshqiti nga duart Serbisë është të flasësh ekzaktësisht me gjuhën dhe narrativën e antishqiptarëve. Është një konstatim qëllimisht mjeran dhe thellësisht antishqiptar, sepse liria e një populli nuk përkufizohet kurrë si ‘humbje’ e opresorit, por si fitore e të shtypurit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.