POLITIKE

'SPAK duhet të hetojë kryeministrin'/ Blendi Himçi: Nëse bie Balluku, tërheq edhe Ramën!

Piranjat Përditësimi i fundit 28 December 2025, 18:20

'SPAK duhet të hetojë kryeministrin'/ Blendi Himçi:

Çështja e dërguar në Gjykatën Antikorrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tashmë në cilësinë e të pandehurës, ka ngritur akuza të reja për një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash që dyshohet se arrin deri në majat e qeverisë. Sipas analistëve, ky rast nuk duhet parë si i izoluar, por si pjesë e veprimtarisë së një “grupi të strukturuar kriminal”, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë, përfshirë vetë kryeministrin Edi Rama.

Sipas Blendi Himçit deputet i PD që ishte i ftuar në edicionin e lajme në Syri tv me Eneida Ndocin, “fakti që zëvendëskryeministrja nuk ka dhënë dorëheqjen pas marrjes si e pandehur, konsiderohet një rast unikal dhe një shkelje e rëndë e përgjegjësisë morale dhe politike”. Argumentohet se hetimet e SPAK duhet të thellohen përtej akuzave aktuale, duke përfshirë veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve publikë dhe pastrimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.

Në qendër të akuzave vendoset mbrojtja publike që kryeministri Rama i ka bërë vazhdimisht Ballukut. Kjo mbrojtje nuk shihet si një gjest solidariteti politik, por si një përpjekje për të mbrojtur veten, duke qenë se në skemë dyshohet se janë përfshirë të gjithë drejtorët kryesorë në varësi të ministres. Përkrahja e Ramës interpretohet si një shenjë paniku dhe dëshmi se ai është i lidhur drejtpërdrejt me këtë aferë. Qëndrimi i kryeministrit, i cili po sillet si “avokati” i vartëses së tij, tregon për një bashkëpunim të plotë në atë që cilësohet si “vjedhje dhe grabitje e fondeve publike” përmes tenderave.

Si shembull konkret përmendet tenderi i Unazës së Madhe, lotet e të cilit dyshohet se janë ndarë qëllimisht për të kënaqur kompanitë kliente të qeverisë. Puna në Unazën Veriore cilësohet si “skandaloze” dhe me rrezikshmëri të lartë për qytetarët, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Sipas akuzave, shumë prej këtyre kompanive janë krijuar pas ardhjes në pushtet të “Rilindjes”, pa eksperiencë dhe me qëllimin e vetëm pastrimin e parave për qeveritarët.

Situata përshkruhet si aq e ndërlikuar, saqë ekziston mundësia që Balluku të jetë në pozitat e shantazhimit ndaj kryeministrit Rama. Sipas këtij skenari, nëse zëvendëskryeministrja rrëzohet, ajo mund të tërheqë pas vetes edhe kreun e qeverisë. Ky dyshim përforcohet nga takimi i gjatë mes Ramës dhe Ballukut menjëherë pasi kjo e fundit u mor nën hetim, takim ku ishte i pranishëm edhe Ulsi Manja si ekspert ligjor.

Në këtë kontekst, i bëhet thirrje SPAK të thellojë hetimet dhe të mos ndalet vetëm tek zëvendëskryeministrja, por të hetojë edhe vetë kryeministrin Edi Rama si kreu i dyshuar i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Blendi Himçi: Ttre faqe vendim, argumentohet që vendimi i Gjykatës Antikorrupsion është i padrejtë për pezullimin nga detyra. Është rasti unikal do të thoja që një zëvendëskryeministre nuk jep dorëheqjen, të paktën në aspektin moral. Dhe më pas, pa diskutim që edhe në mënyrë të përligjur duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi duke u marrë si e pandehur dhe nuk jemi në fazën, dhe dua ta sqaroj këtu edhe opinionin publik, që nuk jemi në situatën e një personi i cili është marrë nën hetim, por është kapërcyer kjo lloj faze dhe është një person i marrë e pandehur, janë mbyllur hetimet dhe çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën Antikorrupsion.

Por ajo që unë konstatoj është që SPAK, sigurisht ne kemi pasur gjithmonë rezervat tona në lidhje me SPAK, me pjesën e hetimit që është bërë. Dhe në qoftë se ka një histori në të cilën Belinda Balluku duhet të hetohet, është që kjo lloj vepre penale duhet të shoqërohet edhe me veprën e korrupsionit që kryejnë personat publikë, por njëkohësisht edhe pastrimi i parave që vijnë nga aktivitetet të paligjshme.

Por të gjitha këto në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pa diskutim që SPAK duhet ta hetojë këtë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për çfarë arsye? Për arsyen e vetme sepse janë të përfshirë edhe të gjithë drejtorët më kryesorë të Belinda Ballukut që punojnë në ministrinë vartëse që ka Balluku. Por duhet parë edhe në korrelacion kjo si grup i strukturuar kriminal edhe me kryeministrin Edi Rama. Jo më kot mbrojtja që i bën Edi Rama është e tillë që duke gjetur argumente apo artifica për të mbrojtur Belinda Ballukun. Nuk jemi më në fazën e atyre ministrave të cilët Edi Rama nuk dinte, që hanin kumbulla dhe dardha në kurrizin e tij. Nuk e shpreh më këtë lloj situate, por jemi në një situatë krejt tjetër ku Edi Rama, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, i del në mbrojtje zëvendëskryeministres, bën avokatin e saj dhe këtu kuptohet akoma më mirë dhe bindet akoma më mirë opinioni publik që këto janë në një bashkëpunim të plotë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në vjedhjen që ju kanë bërë këtyre tenderave, të cilët janë haptazi në shkelje flagrante dhe ku vjedhja, nuk jemi më në masë, në situatë korrupsioni, jemi në një vjedhje të mirëfilltë, jemi në një grabitje të fondeve publike, të cilën së pari ju dha një kompanie turke. Por edhe për lotet e Unazës së Madhe, të cilët janë pjesëtuar jo më kot, por për të kënaqur të gjithë kompanitë pranë Edi Ramës, të cilët kanë ndarë para. Pra, për t'i kënaqur të gjithë, janë ndarë në lote dhe po ta vini re, të gjithë Unazën Veriore është një punim skandaloz do të thoja, edhe në aspektin se si është punuar si këto lloj punimesh.

Dhe pa diskutim, po ta vini re, në qoftë se keni lëvizur, është një punim i cili paraqet rrezikshmëri të lartë për të gjithë drejtuesit e automjeteve, pasi jo vetëm cilësia e asfaltit, por edhe mënyra se si është ndërtuar dhe kthesat shumë të forta, kanë bërë që kompanitë të cilat kanë qenë pranë Edi Ramës, pa ndonjë eksperiencë të gjatë pune, por që janë krijuar, do të thoja, fill pas ardhjes në qeveri të Rilindjes, janë krijuar këto lloj kompanish të cilët bëjnë vetëm pastrimin e parave për qeveritarët.

Ndaj do të thoja që jemi në një situatë në të cilën SPAK-u duhet të thellojë hetimet në këto lloj kuadri, pra të grupit të strukturuar kriminal, duke marrë nën hetim edhe vetë kryeministrin Edi Rama. Sigurisht edhe AKSHI është po në të njëjtën situatë dhe po ta vini re...

Eneida Ndoci: Pra po thua zoti Himçi që mund të jetë në një, në një frikë, në një panik kryeministri Rama dhe duke mbrojtur në këtë rast Belinda Ballukun dhe Karçanajn, le të themi, është duke mbrojtur edhe korrupsionin e tij, pa diskutim.

Blendi Himçi: Pa diskutim. Unë besoj që situata është e tillë që vetë Belinda Balluku mund të jetë në një, në formën e shantazhimit që i bën Ramës, që në qoftë se ajo do të rrëzohet, do të tërheqë edhe Edi Ramën.

Eneida Ndoci: Kujtojmë edhe takimin e zonjës Balluku me Ramën menjëherë pasi u mor, nën hetim.

Blendi Himçi: Pa diskutim. Ka qenë, shumë e menjëhershme dhe u gjet artifica se duhet të takoheshin në Gjykatën Kushtetuese. Pa diskutim, prej shumë e shumë orësh, u thërrit mos gaboj dhe Ulsi Manja për të dhënë mendimin e tij si ekspert ligjor dhe si kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?