Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

SPAK, kërkesë të dytë Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

P
Piranjat 9 June 2026, 17:30 · 3 min lexim
SPAK, kërkesë të dytë Kuvendit për arrestimin e Belinda

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Çollakut, kërkesa e re është formuluar tashmë nga SPAK dhe pritet të depozitohet në Komisionin e Rregullores dhe Mandateve brenda kësaj jave.

Ai pretendon se dosja hetimore përmban prova shtesë që lidhen me akuza për korrupsion dhe pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

“SPAK është bërë gati për tu rikthyer në Kuvend me një tjetër kërkesë për heqje imuniteti për Belinda Ballukun. Brenda javës, duke nisur nga nesër, Struktura e Posaçme ka formuluar tashmë aktin e dytë për zëvëndësen e Edi Ramës. Korrupsion, pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal e mbështetur në prova të shumta, do të mbërrijë në Komisionin e Rregullores dhe Mandateve.

Pas rrëzimit të kërkesës së parë nga Edi Rama, ndonëse kishte së paku tre furgona me prova, hetimi sjell një kapitull shtesë. Pa harruar 16 mijë gaqe dërguar në Komision prej muajsh. Këtu nuk harrohen kanosjet e dëshmitarëve të fashikullit të parë. Prokurorët javë më parë bënë 35 kontrolle banesash, zyrash, biznesesh të.lidhura me të pandehurën Balluku.

Javën e shkuar e sekuestrua një vilë në Dhërmi për të cilën akuza dyshon se ndonëse gjendej në emër të Igli Tares është pronë e të pandehurës. Po në këtë episod hetimor u morën të pandehur dhe në hetim Tare dhe biznesmeni Pandeli Carapuli nën akuzat e pastrimit të parave. Mbrojtja e Ramës për imunitetin solli debat të ashpër ne Brukselin. BE ushtroi presion ndaj Ramës për ndikimin në sistemin e drejtësisë. Duke kushtëzuar dhe raportin e ndërmjetëm IBAR. Tani në provën e dytë Rama duhet të mendojë se hetimi ka shkuar në zyrën e tij.

82 mandatet duhet të dorëzojnë të pandehurën Balluku”,- deklaron Çollaku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.