POLITIKE

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ “Leja” për imunitetin e Ministres së Infrastrukturës në duart e mazhorancës

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 18:45
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ “Leja” për imunitetin e

Prokuroria Speciale SPAK, i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Paraditen e së martës në zyrën e kreut të Kuvendit mbërriti zyrtarisht kërkesa për leje për dhënie autorizimi për arrestimin e Ballukut.

Në një njoftim zyrtar, duke iu referuar bazëz ligjore prokuroria dha argumentet se: “… në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ ministrit/ zëvendëskryeministrit: Belinda Balluku”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga momenti i mbërritjes së kërkesës Parlamenti ka dy javë afat për ta kaluar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, por mazhoranca nuk ka humbur kohë, duke njoftuar anëtarët e komisionit se mbledhja do të mbahet të premten.

Lajmin për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestim, heqje lirie për Ballukun e dha i pari kryeministri Rama, i cili nën rreshta shfaqi pakënaqësi, duke e interpetuar si kërkesë “maksimaliste”, e cila sipas tij erdhi vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë ministren.

“…këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, shkruan Rama në platformën X.

Mbi kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e ministres Balluku mbajtën qëndrim edhe përfaqësues të opozitës.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, aludon se PS do të votojë kundër heqjes së imunitetit.

“Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rreshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: ‘Jetën e japim, Lubinë nuk e japim”, tha Berisha.

Në rregulloren e Kuvendit është përcaktuar se Këshilli i Mandateve pasi shqyrton dokumentat dhe provat e paraqitura nga prokuroria, del me raport dhe ia paraqet Kuvendit në seancë të hapur për votim.

Imuniteti i një deputeti hiqet me shumicë të thjeshtë votash, ose refuzohet po me shumicë të thjeshtë.

Nëse çështja nuk kalon për votim tre muaj nga njoftimi, atëherë kërkesa bie automatikisht.

Akuzat

Më 31 tetor të këtij viti, Prokuroria Speciale SPAK i komunikoi zyrtarisht akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrsve në tendera ose ankande publike”, zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitkës, Belinda Balluku, për çështjen e tenderit të Tunelit të Llogarasë.

Vetëm 20 ditë më pas, më 20 nëntor me kërkesë të SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), vendosi masën “pezullim nga detyra dhe ndalim për daljen jashtë vendit”, ndaj Ballukut.

Masa shtrënguese, sipas SPAK, u mor pas hetimeve dhe dyshimit se përveç tenderit të Tunelit të Llogarasë, Balluku dhe tre vartës të saj, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave kanë paracaktuar fituesit edhe në Lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Vendimi i GJKKO-së u ankimua nga kryeministri Rama në Gjykatën Kushtetuese me arsyetimin se ky vendim binte ndesh me Kushtetutën për ndarjen e pushteve, pasi sipas tij të drejtën për pezullim, shkarkim apo emërim të një anëtari kabineti e ka kryeministri.

Gjykata Kushtetuese më 12 dhjetor mori vendimin për ta shqyrtuar çështjen në themel më 22 janar, ndërsa njëkohësisht rrëzoi vendimin e pezullimit nga detyra.

Tashmë në kërkesën për masën e arrestit SPAK ka referuar edhe shtatë  raste të tjera të dyshimit për shkelje të barazisë në tendera të ministres Balluku, që lidhen me shtatë lotet e Unazës së Madhe./Faktoje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?