POLITIKE

SPAK kërkon arrestimin e zv.kryeministres/ “Në kundërshtim me rregulloren parlamentare”, BIRN: Si po fitojnë kohë socialistët për të shtyrë vendimin për Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 1 January 2026, 11:14
SPAK kërkon arrestimin e zv.kryeministres/ “Në kundërshtim

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces.

Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin 2025 duke bërë avokatinë publike të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që po përballen me një mal akuzash për manipulim tenderash me Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si do të pozicionohet ai ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila fle në sirtarët e Kuvendit që prej 16 dhjetorit.

Në kundërshtim me rregulloren dhe praktikën e mëparshme parlamentare, socialistët po fitojnë kohë duke shtyrë vendimmarrjen për Ballukun në janar, edhe pse zyrtarja e lartë akuzohet për manipulim të tenderave me vlerë qindramilionë euro dhe kërcënim të dëshmitarëve.

Më herët, Rama bëri një betejë në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut, duke ngrirë përkohësisht një vendim për pezullimin e saj nga detyra, ankimim që pritet të marrë përgjigje përfundimtare më 22 janar nga kjo gjykatë nëse është i bazuar në Kushtetutë apo jo.

Çështja “Balluku” nuk është e vetmja sfidë në oborrin e kryeministrisë, pasi kryeministri Rama i doli në krah edhe Mirlinda Karçanajt, drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, e akuzuar si bashkëpunëtore e një grupi të strukturuar kriminal në manipulimin e tenderave për të ashtuquajturën “Shqipëria digjitale”.

E ndërsa goditjet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë dominuan vitin që po lëmë pas, ekspertët e politikës paralajmërojnë se edhe viti i ri do të ketë sërish në fokus përballjen e politikës me drejtësinë.

Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”, parashikon një rritje të presionit mbi organet e drejtësisë gjatë vitit 2026.

“Drejtësia – tema dominuese e vitit 2025 – pritet të mbetet në qendër të vëmendjes edhe në fillim të vitit 2026; Nga njëra anë, do të vijojë përballja e SPAK me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa nga ana tjetër pritet një intensifikim i presioneve politike, mediatike dhe ekonomike ndaj strukturave të drejtësisë, duke e kthyer betejën për sundimin e ligjit në një nga provat më të forta për shtetin shqiptar,” tha Xhemollari.

Edhe Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike rendit si dy zhvillimet më të rëndësishme të vitit ecurinë e hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë si dhe ecuria e procesit të integrimit.

Por ai beson se tensioni në rritje anti-SPAK nuk do të prekë punën e organeve të reja të drejtësisë, pavarësisht se është në interesin e të dyja palëve politike.

“Interesi anti-SPAK bashkon liderët e qeverisë dhe opozitës, por është i pamjaftueshëm për të penguar avancimin e tyre, në konflikt interesi dhe de facto, një tregues më shumë për nevojën për hetime edhe më të avancuara dhe në nivele edhe më të larta,” tha Krasniqi për BIRN.

Në këtë kontekts, sipas tij, është me rëndësi që “SPAK e GJKKO të ruajnë integritetin profesional dhe të përfundojnë gjykimin e disa dosjeve VIP, ku bëjnë pjesë politikanët në masë sigurie dhe ata tashmë nën hetim zyrtar”.

Ecuria e negociatave me Bashkimin Europian do të varet gjithashtu nga sjellja e politikës ndaj drejtësisë dhe funksionimi i parlamentit.

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë shtyllat kryesore ku bazohet ecuria e afrimit të Shqipërisë me BE-në, ndërsa teknikisht këto dy kritere bëjnë pjesë në grup-kapitullin e parë të negociatave, që sipas premtimeve të kryeministrit Rama, synohet të mbyllet në 2027-ën me gjithë pjesën tjetër të kapitujve.

Për Krasniqin, ky proces pritet të jetë teknik, pa përfshirje të publikut.

“Viti 2026 do na tregojë se procesi i negociatave favorizon qeveritë në detyrë, sepse kërkon stabilitet dhe trajtohet si çështje shtetërore, pa pjesëmarrjen publike,”  thotë ai, duke parashikuar se “ashtu siç po ndodh tani, ligje të shumta pritet të kalojnë pa u dhënë rëndësi standardeve parlamentare, cilësisë së tyre dhe jetësimit në praktikë”

Edhe Xhemollari e sheh procesin e integrimit si një proces teknik nga pikëpamja e plotësimit të detyrimeve që lindin nga negociatat, ndërsa sfida reale e qeverisjes sipas tij do të lidhet me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Në aspketin teknik, hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian gjatë vitit 2025 pritet të zhvendosë fokusin e qeverisë drejt përmbushjes formale të detyrimeve teknike dhe dokumentare që burojnë nga procesi i integrimit,” thotë ai.

Në planin politik, Xhemollari konsideron si “pataten e nxehtë” shqyrtimin e heqjes së imunitetit të Ballukut nga Kuvendi, çështje që do të nisë punimet e sesionit të ri.  Ndërsa në afatgjatë, ai parashikon si sfidë përballjen me “një nga periudhat më të ndërlikuara të reformimit, ku në tryezë do të jenë ndryshime të rëndësishme zgjedhore dhe territoriale”.

Debati për përbërjen e sistemit elektoral, financimin e fushatave elektorale dhe balancat e pushtetit pritet të shoqërohet me tensione të forta politike dhe përplasje institucionale edhe gjatë vitit 2026.

Këto sfida përballen me një parlament të dobët dhe tension politik, që sipas Krasniqit pritet të vazhdojë edhe në vitin e ri.

“Opozita nuk ka potencial për reformim dhe ndryshime, qeveria nuk ka agjendë reformash dhe as shenja reflektimi nga gabimet e të kaluarës dhe ato aktuale,” tha Krasniqi.

“Në këtë mënyrë, viti 2026 pritet të jetë shtojcë e aktualitetit politik të 2025, pa ngjarje, pa zhvillime të rëndësishme dhe një tjetër shans i humbur tranzicioni,” përfundoi ai. /Birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?