Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
POLITIKE

SPAK: Nëna e Monika Kryemadhit të dënohet me 5 vjet burg, pastroi paratë

P
Piranjat13 July 2026, 17:59 · 2 min lexim
SPAK: Nëna e Monika Kryemadhit të dënohet me 5 vjet burg, pastroi

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit e cila akuzohet për pastrim parash. SPAK tha se ajo duhet të shpallet fajtore dhe të dënohet me 7 vjet heqje e 6 muaj burg që sipas procedurës së shkurtuar i shkon 5 vjet. Duke marrë në konsideratë moshën, prokurorët në përfundim i kërkuan gjykatës që dënimi të pezullohet dhe t’i konvertohet në 5 vjet shërbim prove.

Sipas prokurorëve Sotir Kllapi dhe Arben Kraja e ëma e Kryemadhit nuk justifikon dot disa shuma parash dhe po ashtu dy kredi që ajo ka marrë. Ata e përmbyllin argumentin se shlyerja e tyre është bërë me para në dorë.

Ema Çoku, po ashtu akuzohet për pastrim parash: ajo është bashkëpunëtore e ngushtë e Monika Kryemadhit – thotë SPAK – dhe kjo provohet jo vetëm nga komunikimet e shpeshta, por edhe nga disa transaksione te ndryshme bankare. Njëlloj si për Fatime Kryemadhin, edhe për të prokuroria kërkoi të dënohet në përfundim më shërbim komunitar për 5 vjet.

I treti bashkëpuëntor në dosjen “Meta- Kryemadhi”, është babai i deputetes Erisa Xhixho, Piro Xhixho. Ky i fundit, dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv përgjatë periudhës që ka shërbyer si drejtues i (Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP).

Ai akuzohet për episodin e lidhjes së fibrës optike dhe marrëveshjen e interkonjeksionit për të favorizuar kompaninë e Adrian Shatkut. Për të SPAK kërkoi të dënohet me 4 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkruaruar 3 vite burg. Në përfundim edhe për Xhixhon dënimi u kërkua të lehtësohej në 5 vjet shërbim prove.

SPAK ndërkohë kërkoi ehe konfiskimin e shtëpisë së Fatime Kryemadhit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.