POLITIKE

SPAK: Si u përdor Igli Tare për pastrimin e parave nga Belinda Balluku

Piranjat Përditësimi i fundit 9 September 2026, 18:59
SPAK: Si u përdor Igli Tare për pastrimin e parave nga Belinda Balluku

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet ndaj Belinda Ballukut, duke zbardhur edhe një episod të ri që lidhet me një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë dhe rolin e ish-futbollistit Igli Tare. Sipas SPAK, Balluku dyshohet se ka pasur në pronësi faktike vilën familjare 2F nr.188/1, në kompleksin “Green Coast”, por kjo pasuri rezulton të jetë mbajtur e fshehur.

Për fshehjen e saj, sipas prokurorisë, Balluku ka përdorur Igli Taren, duke kryer veprime që SPAK i konsideron fiktive. Në njoftim përmendet një kontratë sipërmarrjeje e datës 26 tetor 2020, në vlerën 250 mijë euro, që përfshinte investimin deri në ndërtimin e objektit në fazën e karabinasë. Por, sipas SPAK, ndërtimi i mëtejshëm i vilës është marrë përsipër nga Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”, e cila ishte pjesë e bashkimit të operatorëve që fituan tenderin për “Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

SPAK pretendon se vlera e punimeve të kryera nga Abazi për vilën varionte nga rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro. Prokuroria dyshon se këto investime kanë qenë përfitim i parregullt i Ballukut në këmbim të favorizimit të kompanisë “Alko Impex General Construction” në procedurën e tenderit.

Por roli i Igli Tares, sipas SPAK, nuk është kufizuar vetëm në fazën e parë të transaksioneve. SPAK thotë se Balluku e ka përdorur sërish Taren për të fshehur përfitimin e dyshuar nga korrupsioni, duke kryer veprime të mëtejshme fiktive për krijimin e dokumentacionit të pronësisë. Konkretisht, SPAK thotë se prona është regjistruar në emër të Igli Tares, bazuar në një kontratë shitjeje që prokuroria e konsideron fiktive, të datës 12 shtator 2025.

SPAK thellon hetimet për Belinda Ballukun, akuza të reja dhe sekuestron vilën në Palasë
Sipas akuzës, kjo skemë do t’i kishte shërbyer Ballukut për të mos deklaruar pasurinë në emrin e saj dhe për ta paraqitur atë zyrtarisht si pronë të një personi tjetër. Pikërisht për këtë arsye, Igli Tare dyshohet nga SPAK për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas nenit 287 të Kodit Penal. Ndërkohë, për Belinda Ballukun, SPAK ka shtuar dyshimet edhe për korrupsion pasiv, fshehje ose mosdeklarim pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, ka vendosur sekuestrimin preventiv të vilës në “Green Coast”, me sipërfaqe totale 478 metra katrorë, nga të cilat 142.6 metra katrorë ndërtesë.

SPAK thekson se hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe faktet penale të këtij procedimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?