POLITIKE

'SPAK troket te Rama', Çollaku: Qeveria e shpallur organizatë kriminale, Balluku dhe të tjerët shkallë drejt kryeministrit

Piranjat Përditësimi i fundit 19 December 2025, 17:26
'SPAK troket te Rama', Çollaku: Qeveria e shpallur

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se ka nisur hetimet në nivelet më të larta të pushtetit, duke trokitur deri në zyrën dhe banesën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qeveria përballet me akuza se funksionon si një “organizatë kriminale”.

I ftuar në intervistën e ditës në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Basir Çollaku u shpreh se SPAK ka nisur hetimet deri në zyrën dhe banesën e kryeministrit Edi Rama, duke zbardhur një rrjet të thellë korrupsioni dhe lidhjesh me krimin e organizuar brenda qeverisë.

Ai tha se mazhoranca socialiste po pengon qasjen e opozitës te provat e dosjes “Balluku”, duke krijuar një “barrikadë njerëzore” për të mbrojtur kreun e qeverisë.

Çollaku theksoi se Belinda Balluku dhe të akuzuarit e tjerë do të përdoren si dëshmitarë për të arritur drejt kryeministrit, dhe paralajmëroi arrestime të tjera të bujshme, përfshirë ish-sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Sipas tij, janari do të jetë një muaj politikisht “i nxehtë”, me zbulime që mund të trondisin politikën shqiptare.

Pjesë nga deklarata:

Me këtë sjellje, mazhoranca ka treguar një nga sekretet e vetvetes. Pra, ka dekonspiruar telashet dhe hallet që ndodhen brenda këtyre materialeve. Secili nga deputetët e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që refuzon të votojë ka frikë, ka merak, ka dyshime serioze se është vetë i përfshirë në mesazhe dhe përgjime që janë bërë brenda atij materiali dhe të tjerë që ndodhen në strukturën e posaçme, e përmendin edhe atë në një nga pallatet, në një nga përgjimet, në një nga qokat, në një nga tenderat, në një nga rrugët, në një nga pafundësitë e paudhësive publike të ligjshkeljes.

Ndaj edhe e gjithë kjo rezistencë, njëkohësisht, është edhe porosi. Çfarë janë duke bërë në fund të fundit ata? Këta janë barrikada njerëzore që janë vënë aty për të mos shkuar te Rama. Por nuk ka asnjë lloj deputeti, asnjë lloj avokati që e ndalon strukturën e posaçme për të marrë të pandehur Edi Ramën.

Dhe kjo dosje është njëkohësisht Rama i pandehur, Belinda Balluku e pandehur, por është me radhë. Fillohet nga poshtë lart. Pra, nuk zbritet. Është shkallë aty dhe të gjithë këta që janë, le të themi, të pandehurit e sotëm, do të shërbejnë si dëshmi, si prova, si dëshmitarë nesër ndaj kryeministrit. Porositë flasin për një numër të jashtëzakonshëm qokash penale, të cilat tashmë janë dokumentuar dhe provuar dhe vazhdojnë të plotësohen nga ekipi hetimor.

Vajtja sot në Kuvend edhe e drejtuesit të ri të zgjedhur, sigurisht, është garanci më tepër. Edhe prokurorët e çështjeve, të cilët natyrisht që duan një mbështetje të madhe, pavarësisht se e kanë nga partnerët tanë kryesisht. Duhet të keni një gjë parasysh: partnerët në këtë radhë janë zëra që janë në sallën e Kuvendit.

Me mbështetjen dhe ndihmën, kujtojmë këtu dy vizita, të Fleming dhe të zëvendësdrejtorit për Evropën Qendrore Perëndimore, që nuk shkuan askund tjetër veçse në strukturën e posaçme. Është një akt i lexueshëm. Çfarë janë duke bërë, çfarë janë duke mbështetur, kë janë duke porositur për të zbatuar ligjin. Vijnë në Shqipëri dhe u japin porosi institucioneve tona të zbatojnë ligjin. Dhe i mbështesin ta bëjnë atë kundër kujt? Kundër qeverisë.

Çka do të thotë që ne kemi një organizatë kriminale në Kryeministri. Tashmë, zyrtarisht, është hera e parë që një grup kaq i rëndësishëm, le të themi, të akuzuarish për karriget publike që ata kanë zënë, përballet me akuza që vijnë zyrtarisht dhe që do të dalin edhe gjatë rrugës. Një nga akuzat më serioze, më të rënda deri tani, është ajo e organizatës kriminale.

Pra, ne kemi në varësinë e Ramës bashkëpunëtorët e Ramës, porositmarrësit e Ramës, që janë organizatë kriminale. Dhe kur ke dy organizata kriminale, sepse edhe zëvendëskryeministri është organizatë kriminale, kur ke në Kryeministri dy organizata kriminale, kjo është godina ku duhet vendosur shiriti i verdhë: zonë krimi.

Dy organizata kriminale janë shumë për gjithë Tiranën, jo për një godinë. Sepse, faktikisht, ata kanë gjithë Shqipërinë. E kanë kthyer… Çfarë po ndodh? Po s’është Belinda aty, Belinda është te dosja, Belinda është te shtëpia, Belinda është te qeveria.

Nga denoncimet e Ahmetajt janë bërë të gjitha dosjet më të rëndësishme aktualisht. Dhe zoti Këlliçi, këtu pak minuta më parë, denoncoi se do të ketë një tjetër arrestim që lidhet me Engjëll Agaçin.

Pra, çfarë po ndodh? E gjithë kupola. Si ka mundësi që një shtet normal, një shtet i NATO-s… Engjëll Agaçi, Taulant Balla, tani ke Becin në SPAK, do të shkojnë edhe të tjerët deri për Vit të Ri dhe janari do të jetë shumë herë më i nxehtë sesa moti atmosferik, në raport me zhvillimet në strukturën e posaçme.

E gjithë kjo buron nga fakti se ka 13 vjet që plaçkitin Shqipërinë në mënyrë kanibale. Këta kanë bërë gjenocid mbi Shqipërinë, mbi paranë publike, mbi paratë e shqiptarëve. Dhe ky gjenocid tani ka ardhur përballë tyre për t’u treguar se duhet të shkojnë dhe të përballen me drejtësinë. Është i panegociueshëm çdo lloj afati që po përpiqen të fitojnë për të blerë kohë.

Ne pothuajse e dimë se materialet që janë në atë dosje, qoftë tek ish-Agjencia e Informacionit apo tek Balluku, konvergojnë ose shkojnë drejt etiketës së Ramës. Nuk kemi parë asgjë akoma. Nuk kemi parë dhe as kemi menduar se mund të ndodhë kështu që një zyrtar publik të sillet në këtë mënyrë, të plaçkisë kështu, të vrasë kështu, të marrë peng kështu dhe të asgjësojë këdo që e ndalon në vjedhje dhe grabitje.

Këtu tashmë ka rënë alibia. Me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, sepse tani, kur të merr peng policia, kujt do t’i telefonosh? Policisë së Malit të Zi? Apo Gjermanisë? Kemi ardhur në pikën ku policia, si autoritet sigurie dhe rendi, ka rënë.

Kur drejtorit të përgjithshëm i merret telefoni dhe kjo është herë e përsëritur si dyshim serioz për përfshirje, kur zëvendësdrejtori i Tiranës është pjesë e akuzës për pengmarrje, atëherë autoriteti i vetëm në këtë periudhë janë struktura e posaçme dhe gjykata, të cilat janë në përballje direkte me organizatën kriminale më të pasur.

Nuk ka ngjashmëri, nuk ka me kë ta krahasosh faktin që një qeveri është organizatë kriminale. Dhe ne presim nga 20 prokurorë dhe 60 oficerë ta shpartallojnë këtë. Natyrisht, për shanset dhe fatin tonë, janë partnerët amerikanë kryesisht që janë mburojë dhe nuk tërhiqen pas. Prokuroria e Posaçme ka hyrë tashmë në zyrën e kryeministrit dhe në banesën e tij, sepse aty është foleja.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?