POLITIKE

‘SPAK-u është në një presion të jashtëzakonshëm’, Bushkolaj: SHBA kërkon goditjen e karteleve të drogës

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 20:03
‘SPAK-u është në një presion të

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri TV, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se SPAK-u ndodhet nën një presion të fortë për të goditur kartelet e drogës dhe lidhjet e tyre me politikën.

Duke komentuar vizitën e prokurorëve të SPAK-ut në Paraguaj, Bushkolaj tha se kjo vjen në një kohë kur ambasada amerikane prej muajsh kërkon goditjen e karteleve dhe shkëputjen e lidhjeve të tyre me qeverinë.

Ai përmendi gjithashtu vëmendjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë, duke iu referuar deklarimeve të senatorit Marco Rubio dhe Presidentit Donald Trump për kartelet shqiptare.

Bushkolaj e lidhi këtë situatë me zhvillimet në Shqipëri, duke deklaruar se “realiteti i narkoshtetit është i lexueshëm në çdo dimension”.

Ai tha se BKH ka nisur hartëzimin e pasurive të krimit dhe se presioni ndaj SPAK-ut po shtohet edhe nga qytetarët.

Gazetari e lidhi problematikën e krimit me ekonominë dhe protestën qytetare, duke argumentuar se paratë e pista kanë ndikuar në ekonominë shqiptare.

Ai theksoi se protestat 100-ditore kanë në themel shqetësimet ekonomike, pamundësinë për të jetuar me dinjitet dhe eksodin, ndërsa situatën ekonomike të vendit e cilësoi si “në prag krize si në kohën e piramidave”.

"Takimi i fundit ka qenë në Paraguaj, në kryeqytetin e Paraguajit ku është bërë një takim me homologët pra, kolegët e SPAK-ut të Paraguajit pasi atje grupet shqiptare janë investuar vitet e fundit në të gjitha dimensionet, qoftë në rrafshin ekonomik por edhe në rrafshin politik. Po ne duhet të kthehemi pas në kohë për të kuptuar realitetin e kësaj vizite. Për hir të së vërtetës është përpara tre vitesh edhe kur ishte në atë përballjen me SPAK-un, është ndër të parët që ka përmendur termin narkoshtet. Pastaj termi narkoshtet filloi të artikulohej dhe në mediat ndërkombëtare, filloi të artikulohej edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo vizitë vjen në një kontekst jo të rastësishëm. Pra kur prokurorët e SPAK-ut i kemi duke u trajnuar nëpër Amerikën Latine, takime që mundësohen nga DEA Amerikane, vjen kur ambasada amerikane ka muaj që po këmbëngul që të goditen kartelet e drogës, të shkëputen lidhjet me qeverinë për shkak se dëmtohet biznesi. Kur senatori Rubio, kur presidenti Trump i përmendin Shqipërisë kartelet.

Kur ndërkohë në Shtetet e Bashkuara do ngrihet dhe një komision për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës. Dhe nuk është e rastësishme. Pra të njëjtin ekspozim që ka bërë në Parlamentin Evropian, zoti Berisha tani do ta bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ndryshe nga Bashkimi Evropian që ka një qasje krejt toleruese, me përjashtim të disa vendeve si Belgjika apo Gjermania që ndihmojnë autoritetet shqiptare dhe vendet e tjera janë shumë indiferente, SHBA ia ka prioritet këtë çështje.

Dhe kjo lidhet edhe me ardhjen e ambasadorit të ri, lidhet edhe me presionin që po ushtrohet karshi SPAK-ut, jo vetëm nga ambasada por dhe nga qytetarët shqiptarë. Pra që nga krijimi i SPAK-ut e deri tani ne po shohim qytetarë të rinj kryesisht që po shkojnë dhe po i kërkojnë llogari kreut të SPAK-ut se çfarë po bën. Pse? Sot realiteti i narkoshtetit është i lexueshëm në çdo dimension. Mjafton të shikosh artikujt ekonomikë që flasin për 10 miliardë euro para të pista. Mjafton të shohësh se si Banka e Shqipërisë po blen paratë e drogës duke blerë euron në mënyrë që të mos bjerë në nivele dramatike.

Nga mediat ndërkombëtare, Sonila, janë të parat që ka tre vite, jo tani që po flasim, dhe me përjashtim të Syri Televizion, ky term është përdorur shumë pak nëpër media dhe nga gazetarë specifikë. Tani po flasim konkretisht. Tani po flasim për institucione që vihen në lëvizje. Madje BKH-ja ka nisur dhe të bëjë një hartë po themi të pasurive të krimit, për shkak se do të ketë llogaridhënie. Për shkak të asistencës që kanë ofruar Shtetet e Bashkuara, për shkak të letërporosive që vijnë nga partnerët. Për shkak të operacioneve të shumta, për shkak të asaj se çfarë po ndodh me ekonominë shqiptare që sot është në prag krize si në kohën e piramidave.

Edhe SPAK-u është në një presion të jashtëzakonshëm, gërshetuar kjo dhe me protestën qytetare që për hir të së vërtetës sot vjen në ditën e 100-të. 100 ditë protestë dhe kjo protestë ka emërues të përbashkët aspektin ekonomik në të gjitha dimensionet. Pavarësisht se shumica prej atyre protestuesve nuk dinë të artikulojnë se cilat janë shkaqet reale, se kjo është detyrë e ekspertëve të ekonomisë, e gazetarëve, e politikanëve që t'ua shpjegojnë qytetarëve.

Por në ndjeshmërinë e tyre lidhet ekonomia dhe kjo lidhet në të gjitha dimensionet dhe në të gjitha rrafshet, që nga pamundësia për të jetuar me dinjitet në Shqipëri dhe deri tek shkaqet e eksodit. Këtë zoti Berisha e ka artikuluar në takim dhe vura re që fjalës së tij ishte pikërisht çështja e karteleve. Se në Amerikë e kuptojnë çështjen e karteleve. Kur në Amerikë i thua që euro dhe dollari janë zhvlerësuar si në Meksikë, ato e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Ato e kuptojnë termin narkoshtet se e kanë pasur në kufi Nikaraguan, ato e kuptojnë termin narkoshtet se kanë arrestuar Madurën për të njëjtën arsye. Pra janë njerëz që e njohin mirë".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?