POLITIKE

‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit, e vetmja pyetje është se sa gjatë do bashkëjetojë ai me shqiptarët

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Qershor 2026, 11:49

‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit, e vetmja pyetje

Revista e madhe gjermane, ‘Spiegel’, shkruan se protestat në Shqipëri po e çojnë qeverinë e Edi Ramës drejt rrëzimit. Revista thekson se tashmë nuk bëhet fjalë për resorin e familjes Trump, por protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

“Sipas portalit Politico, vetëm të shtunën në Tiranë protestuan rreth 100.000 deri në 200.000 njerëz. “Shqipëria nuk është në shitje”, brohorisnin ata. Ishte protesta më e madhe deri tani.

Sazani ndodhet brenda një parku kombëtar detar dhe strehon florë dhe faunë të veçantë. Më shumë se 200 lloje jetojnë në lagunë dhe ajo përbën një zonë të rëndësishme pushimi për zogjtë shtegtarë, veçanërisht për flamingot. Këto shpendë janë bërë ndërkohë simboli i protestave; vendi i shqiponjës po shndërrohet në vendin e flamingove.

Hera e fundit kur kaq shumë njerëz dolën në rrugët e Tiranës ishte në fillim të viteve 1990. Atëherë po shpërbëhej Jugosllavia. Por tani nuk bëhet më fjalë vetëm për resortin e familjes Trump: protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama,” shkruan revista.

Më tej ajo thekson se arsyeja kryesore e protestave është shpopullimi masiv.

“Në të njëjtën kohë, vendi po përballet me një krizë demografike. Shumë të rinj po largohen në kërkim të arsimit, punës dhe perspektivës më të mirë. Sipas statistikave zyrtare, që nga viti 2015 popullsia është zvogëluar me rreth gjysmë milioni banorë. OKB-ja vlerëson se aktualisht Shqipëria ka rreth 2,75 milionë banorë,” thekson media gjermane.

Revista nxjerr blof edhe Ramën që tha se nuk ka projekt.

“Edhe pse Rama thekson vazhdimisht se projekti ende nuk është miratuar përfundimisht, duket se punët përgatitore tashmë kanë nisur. Zona të tëra janë rrethuar dhe raportohet se fadromat po punojnë pa leje dhe pa vlerësim të ndikimit në mjedis. Mediat shqiptare kanë bërë të ditur gjithashtu se qeveria e Ramës dyshohet se ka dhënë zyrtarisht lejen për ndërtimin e projektit që në janar 2025, pa një procedurë publike transparente”.

“Në rrugë, çështja e parave është temë kryesore. Ekonomia shqiptare mbetet e dobët dhe vendi ka një nga nivelet më të ulëta të PBB-së për frymë në Evropë. Shqiptarët me shumë gjasë nuk do të jenë klientët e këtyre resorteve luksoze. Përkundrazi, banorëve vendas po u mohohet hyrja në plazhe. Në video shihen grupe njerëzish duke çarë gardhet dhe telat me gjemba. Banorët e zonës janë të zemëruar,” shkruan revista më e madhe në Evropë.

Në fund, ata theksojnë se e vetmja pyetje aktualisht është se sa gjatë do të bashkëjetojë Edi Rama me shqiptarët.

“Rama është kryeministër që nga viti 2013 dhe synon ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Megjithatë, projektet e reja dhe ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e natyrës mund ta rrezikojnë këtë proces. Edhe Komisioni Evropian ka shprehur shqetësime dhe së fundmi i ka kujtuar qeverisë shqiptare se para anëtarësimit duhet të respektojë standardet mjedisore të BE-së. Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha CNN-it se Ministria shqiptare e Mjedisit ka garantuar se “punimet ndërtimore janë pezulluar”.

Megjithatë, kryeministri Rama vazhdon ta mbështesë projektin e lidhur me familjen Trump. Ai deklaroi për CNN se projekti luksoz nuk do të “hedhë beton mbi kokat e flamingove”, por synon të tregojë se zhvillimi dhe natyra mund të “bashkëjetojnë”.

Mbetet vetëm pyetja se sa gjatë do të mund të bashkëjetojnë ende ai dhe populli i tij”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan