Strasburgu pa marrëveshje/ Rama: Eurodeputetët votuan për Shqipërinë, opozita zgjodhi protestën

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët në mbledhjen e zhvilluar në Strasburg, pasi drafti përfundimtar nuk mori mbështetjen e deputetëve të Partisë Demokratike.
Dokumenti u votua nga deputetët e Partisë Socialiste dhe eurodeputetët, ndërsa përfaqësuesit e opozitës votuan kundër, duke bërë të pamundur miratimin me konsensus.
Pas zhvillimeve në Strasburg reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai krahasoi qëndrimin e eurodeputetëve me atë të opozitës shqiptare.
“Pra, të gjithë eurodeputetët, madje edhe dikush që erdhi dhe protestoi në Shqipëri, votuan për Shqipërinë së bashku me deputetët e Partisë Socialiste. Sepse Shqipëria nuk ndalon. Ndërsa deputetët e pakicës në Shqipëri votuan kundër dhe u larguan për të shkuar në protestë. Sepse Partia Socialiste nuk ndalet”, shkroi Rama.
Sipas socialistëve, tekstit të përgatitur nga Sekretariati i Komitetit Parlamentar iu bashkëngjitën edhe rezoluta e Parlamentit Evropian dhe rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, ata vlerësuan se nuk kishte nevojë për amendamente shtesë në dokumentin përfundimtar.
Mosdakordësia mes palëve bëri që Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim ta mbyllte mbledhjen pa një rezolutë të përbashkët.
Lexo edhe
POLITIKE
Bardhi i përgjigjet Ramës pas mbledhjes BE-Shqipëri: Të ka dalë boja, Europa pa korrupsionin tënd

Hetimet për review-t online, Abilekaj: Rama po tenton të mbyllë gojën e qytetarëve, po kriminalizohet kritika

Neomalësorja "thyen" heshtjen: Rama më paralajmëroi se do të mbetem vetëm si deputete e pavarur

Skandali i Ramës me koncertin e Kanye West/ Gazeta gjermane: Imagjinoni çfarë do ndodhte sikur Merz të bënte diçka të tillë

Media italiane: Rama jep 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj

TV publik belg: Rama sërish nën zjarr, 4 mln euro sponsorizim dhe stadium i ri për koncertin e Kanye West

Rubio i dërgon kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet e ekstremit të majtë

Mesazhi/ Të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë





