POLITIKE

Strazimiri: Rama po abuzon me Bordin e Paqes dhe dërgon te SHBA një përfaqësues jo serioz

Piranjat Përditësimi i fundit 22 January 2026, 14:34

Strazimiri: Rama po abuzon me Bordin e Paqes dhe dërgon te SHBA një

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzoi në Kuvend kryeministrin Edi Rama se po trajton në mënyrë jo serioze një akt ndërkombëtar të rëndësishëm si Marrëveshja e Bordit të Paqes, duke e personalizuar për interesa politike dhe duke rrezikuar besueshmërinë e Shqipërisë në politikën e jashtme.

Strazimiri e quajti lidershipin e Ramës si një përpjekje për kapitalizim politik dhe kritikoi mënyrën se si vendi po përfaqësohet në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se qeveria aktuale dërgon “njeriun më jo serioz që ka prodhuar Shqipëria” përballë partnerit strategjik amerikan.

Gent Strazimiri: Siç e dëgjuat këtu, nga i zverdhuri, i pandehuri, kryeministri i të pandehurës qeveri, duket se këto dy ditët e fundit kemi kaluar në qendër të politikës ndërkombëtare. Presidenti Trump do të bëjë paqen përfundimtare në Gaza apo nuk e bën dot pa Edi Ramën. Kjo na qenkësh dhe besueshmëria që kemi fituar. Do të përpiqem t’i gjej të gjithë cilësorët, më saktë me të paftyra, që u përmendën këtu deri tani. Koherencë në politikën e jashtme, kapitalizim i lidershipit të Edi Ramës, besueshmëri në politikën e jashtme. Shqipëria nën Edi Ramën, një partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një diplomaci e suksesshme, sepse na kanë thirrur te kjo marrëveshja e bordit të paqes.

Marrëveshja e bordit të paqes është sigurisht një gjë shumë serioze. Është një gjë serioze e cila duhet parë me seriozitetin e duhur nga të gjithë ne, veçanërisht në këtë sallë. Ka problem kushtetues, por ka për më tepër problem shumë të madh moral dhe politik. Problemi kushtetues është ai që po përpiqen ta anashkalojnë në këtë seancë, është fakti që me Kushtetutë atje ne duhet të na përfaqësojë Presidenti i Republikës. Duke qenë se në presidencë ne kemi një mjek shumë të mirë, një njeri shumë të mirë, për këtë dëshmoj, por fatkeqësisht nuk kemi një President, sot erdhi një copë letër bakalli, i cili ia kalonte plotfuqishmërinë, me autorizim, kryeministrit me emër, Edi Rama.

Këtë autorizim që e merr në fakt çdo zyrtar i shtetit përpara se të shkojë, ‘vula postile’ quhet, e merr nga Ministria e Jashtme, respektivisht nga Kryeministri apo nga Presidenti, është një procedurë krejtësisht e veçantë, e merr çdo zyrtar që shkon të firmosë një marrëveshje në emër të shtetit. Jo me ligj të veçantë. Shteti firmos marrëveshje pafund. Jo të gjitha dalin në media, jo të gjitha kanë interesin për t’u bërë publike. Pse kjo është kaq e rëndësishme? Lidershipi i Edi Ramës. Edi Rama nuk është më Ramaduro. Pse? Është një gënjeshtër e madhe, Edi Rama sigurisht që vazhdon të jetë Ramaduro. Bordi i Paqes sigurisht që është një gjë serioze. Ne po e trajtojmë në mënyrën më jo serioze të mundshme. Po e trajtojmë këtu në këtë sallë, si një ‘modus vivendi’ për të zgjidhur një hall shumë të madh që e pandehura qeveri, me të pandehurin kryeministër, me të pandehurën zëvendëskryeministre dhe me një sërë tjerë të pandehurish që presin radhën nga deputetët e mazhorancës që janë në sallë, mendojnë se ia kanë hedhur lumit.

Siç ju thashë, Bordi i Paqes është një gjë serioze, por ne nuk po e shohim me seriozitetin e duhur. Është një iniciativë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtu nuk ka më dilemë. Veçanërisht kjo pjesë e sallës, gjithmonë ka thënë jemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurrë nuk kemi votuar ne kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveç fakteve, rasteve kur Ministria e Jashtme drejtohej nga Edi Rama. Ne kemi dalë kundër në Këshillin e Sigurimit, në OKB dhe kudo me votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Jemi gjithmonë me Amerikën dhe ky është një betim. Është një borxh që ia kemi për lirinë e Kosovës, është një borxh që ia kemi për krijimin e shtetit shqiptar, është një borxh që ia kemi në 46 vjet që e kemi parë si polin e lirisë, si të vetmen shpresë për këtë vend. Ka qenë ëndrra jonë.

Dhe betimi është një gjë serioze. Si po dalim ne, si po i përgjigjemi këtij betimi që kemi bërë? Po çojmë ne një njeri serioz përballë Amerikës pikërisht në këtë situatë? Ku është, pavarësisht se një pjesë e mirë e vendeve anëtare të NATO-s nuk janë përgjigjur ende, por që me ne kjo nuk ka lidhje, siç ju thashë marrëdhënia jonë me Amerikën është shumë specifike. Jo. Ne po dërgojmë, po i dërgojmë Amerikës njeriun më jo serioz që ka prodhuar çudia shqiptare në 100 e ca vjet që kemi shtet. Po i dërgojmë partnerit tonë strategjik personin që ende nuk ka marrë mbrapsht fjalët: “Trump është turpi i njerëzimit. Në qoftë se Trump fiton zgjedhjet, do të ketë një problem shumë të madh midis marrëdhënieve bilaterale Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?