Stresi i pranishëm në Pallatin e Kongreseve, kandidon për Këshillin Kombëtar të PD

Reperi i njohur Stresi zbuloi dje kryetari Sali Berisha e ka propozuar për të kandiduar për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Sot ai është shfaqur nën praninë e babait të tij dhe njerëzve të afërt në Pallatin e Kongreseve, ku edhe do të mbahen punimet e Kuvendit. Me një mesazh për të rinjtë, ai theksoi dje rëndësinë e përfaqësimit dhe angazhimit të brezit të ri në vendimmarrjen politike.
“Kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.
Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.
Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne”, shkroi Stresi.
Lexo edhe
POLITIKE
PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit

“Edhe për Metën rasti është absurd”/ Avokati i Veliajt: Kryebashkiaku po lufton për të drejta dhe standarde europiane, beteja është e gja...

Berisha: Qeveria përdor mediat për të përcjellë ‘të keqen banale’! Për këtë kam keqardhje

Bushati: Qeveria Rama pengon integrimin e vendit në BE, ka arritur shkallën më të lartë të korrupsionit

‘PD forcon lidhjet me republikanët amerikanë’/ Berisha pret ish-këshilltaren e George W. Bush

Komiteti i Helsinkit: Meta është penguar të realizojë intervista me gazetarët

“Zuzarët rilindas të pangopur”, Maliqi: Koha e pandëshkueshmërisë po mbaron

Berisha pret Nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në fokus mbrojtja e demokracisë dhe zgjedhjet e lira





