“Ta harrojë Rama se kjo protestë do shuhet!” – E moshuara shpërthen para Kryeministrisë: Janë hajdutë vetëm për vete, do luftojmë deri në fund!

Qytetarët janë grumbulluar sërish përpara godinës së Kryeministrisë në një tjetër protestë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Pjesë e tubimit janë bërë qytetarë të të gjitha grupmoshave, mes të cilëve edhe të moshuar që kanë shprehur hapur revoltën e tyre ndaj pushtetit.
Gjatë fjalës së saj mes protestuesve, një e moshuar ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si të korruptuar dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve:
“Këtë qeveri të korruptuar nuk mund ta lëmë të bëjë qejf. Janë hajdutë vetëm për vete, nuk janë me popullin. Ky popull kaq i bukur e trim do të luftojë deri në fund, se nuk është i kënaqur me kryeministrin dhe qeverisjen e tij.”
Më tej, e moshuara siguroi se aksioni qytetar nuk do të ndalet dhe se qëndresa do të vazhdojë pa u stepur:
“Kjo protestë do të vijojë. Duam ta marrë vesh ky kryeministër kush është ky popull. Ta harrojë se kjo protestë do të shuhet, do të vijojë përditë!” deklaroi ajo para godinës së ekzekutivit.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama iku me gushtin!”, aktivisti Edison Lika nga protesta: Shtatori do të bëjë gati valixhet e kryeministrit për largim nga pushteti...

FOTOLAJM/ Pankartat pikante nga protesta e 73-të: Hajdutët në burg, jo në Evropë

Protesta e 73-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Kërkohet dorëheqja e Ramës

Dita e 73-të e protestës, qytetarët ‘flasin’ me pankarta: Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh! SPAK drejtësi apo amnisti?

Zjarret në vend/ Koçeku kritika qeverisë: U kujdesët për Paketën e Maleve, por po digjet pasuria më e madhe e Shqipërisë

Kongresi i Autoriteteve Lokale i KE: Konsultoni komunitetet, ndryshimet të shoqërohen me autonomi vendore

Zhupa: Saranda e Ksamili pa ujë në kulmin e sezonit turistik

KASH reagon ndaj Vuçiçit: Uji s’mund të përdoret si presion politik, SHBA-BE të ndërhyjnë





