POLITIKE

“Ta vendosin shqiptarët me referendum”/Blushi: Shkrirja e 15 bashkive cenon Kushtetutën, Kartën Evropiane dhe vetëqeverisjen e komuniteteve. Fshatrat mbeten pa shërbime

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Gusht 2026, 12:09

“Ta vendosin shqiptarët me referendum”/Blushi: Shkrirja e 15

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ndarja e re territoriale është një luftë që qeveria i ka shpallur vetëqeverisjes vendore. Po ashtu Blushi tha se propozimi i PS-së për shkrirjen e 15 bashkive cenon parimet kushtetuese të decentralizimit dhe autonomisë lokale.
Ai tha se rreziku është që mijëra qytetarë, sidomos në zonat rurale dhe malore, të kenë më pak akses në shërbime dhe më shumë barriera administrative.

Blushi tha se Partia e Lirisë kërkon tërheqjen e menjëhershme të këtij projekti shpopullues dhe shkombëtarizues dhe u bën thirrje Presidentit të Republikës, Avokatit të Popullit, ekspertëve të qeverisjes vendore, organizatave të shoqërisë civile, Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizmave ndërkombëtarë që mbrojnë demokracinë lokale të reagojnë ndaj kësaj nisme të pakonsultuar, antikushtetues dhe antidemokratike që cenon autonominë vendore dhe standardet evropiane.
Ndër të tjera deputeti tha se duhet që ndarjen duhet ta vendosin shqiptarët me referendum.

Edi Rama ka vendosur t’i shpallë luftë vetëqeverisjes vendore përmes një projekti që cenon rëndë parimet kushtetuese të decentralizimit dhe autonomisë lokale.
Shkrirja e 15 bashkive nuk është një reformë territoriale që synon përmirësimin e shërbimeve publike apo rritjen e efikasitetit të administratës, por përqendrim i pushtetit vendor në duart e qeverisë qendrore, duke dobësuar komunitetet lokale, duke larguar administratën nga qytetarët dhe duke i kthyer bashkitë në një zgjatim të ekzekutivit.

Ky draft nuk synon përmirësimin e pushtetit vendor, por ridizenjimin e hartës administrative për interesa politike dhe elektorale të mazhorancës.
Drafti është paraqitur njëanshmërisht, pasi Komisioni kishte mbyllur mandatin, pa raport të përbashkët, pa votim dhe pa metodologji të verifikueshme.
Në vend që t’i japë më shumë kompetenca dhe autonomi pushtetit vendor, drafti centralizon edhe më tej qeverisjen, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe Këshillit të Europës.
Nuk ka asnjë evidencë se bashkitë më të mëdha ofrojnë shërbime më të mira, nuk ka analizë të kostove, të ndikimit financiar apo të përfitimeve për qytetarët.
Nuk ka asnjë evidencë se bashkitë më të mëdha ofrojnë shërbime më të mira, nuk ka analizë të kostove, të ndikimit financiar apo të përfitimeve për qytetarët.
Ky projekt është qartësisht antikombëtar, shpopullues dhe shkombëtarizues, që thellon dështimin e reformës territoriale të vitit 2014, godet identitetin, historinë dhe të drejtën e komuniteteve shqiptare për t’u vetëqeverisur, që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe standardet evropiane të vetëqeverisjes vendore.

Neni 13 i Kushtetutës përcakton qartë se qeverisja vendore ndërtohet mbi parimin e decentralizimit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Ndërsa neni 108 kërkon që organizimi i njësive vendore të garantojë vetëqeverisjen, funksionimin efektiv dhe respektimin e interesit të komuniteteve.
Projekti i Edi Ramës nuk forcon autonominë vendore. Përkundrazi, largon administratën nga qytetarët, dobëson përfaqësimin lokal dhe rrit kontrollin e pushtetit qendror mbi komunitetet.
Ky projekt bie ndesh me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga Shqipëria.
Neni 4, pika 3 e Kartës përcakton parimin e subsidiaritetit, një vlerë e patjetërsueshme në themelet e një shoqërie demokratike, sipas të cilit përgjegjësitë publike duhet të ushtrohen nga autoritetet më pranë qytetarëve.
Ndërsa neni 5 kërkon që ndryshimet në kufijtë territorialë të njësive vendore të bëhen vetëm pas konsultimit me komunitetet e prekura, mundësisht përmes referendumit.
Deri më sot, Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë konsultim real me qytetarët, nuk ka paraqitur asnjë analizë të ndikimit dhe nuk ka pyetur komunitetet që kërkon t’i heqë nga harta administrative.
Deri sot, Edi Rama nuk ka publikuar asnjë studim serioz që të dëshmojë se shkrirja e 15 bashkive do të sjellë shërbime më të mira, administratë më të aksesueshme, mbrojtje civile më efikase apo zhvillim më të balancuar territorial.

Përkundrazi, rreziku është që mijëra qytetarë, sidomos në zonat rurale dhe malore, të kenë më pak akses në shërbime dhe më shumë barriera administrative.
Në Bashkinë Fushë-Arrëz, banorët e zonave të Iballës, Berishës, Mërturit dhe Shopelit do të përballen me distanca edhe më të mëdha.
Në Poliçan, komunitetet e Tërpanit, Vërtopit dhe zonave malore të Tomorrit kërkojnë një administratë pranë tyre, jo një largim të saj.
E njëjta problematikë prek banorët e Zagorisë në Libohovë, zonat e thella të Këlcyrës, Memaliajt, Selenicës, Maliqit, Përrenjasit, Klosit dhe të gjitha zonave të tjera që qeveria synon t’i zhdukë nga harta administrative.

Distancat konkrete e tregojnë qartë këtë rrezik:
Bashkia Fshati më i largët Sot Pas reformës Shtesa
Poliçan Tomor i Vogël 18 km 57 km +39 km
Fushë-Arrëz Fierzë 24 km 68 km +44 km
Libohovë Sheper 22 km 53 km +31 km
Selenicë Ramicë 19 km 61 km +42 km
Memaliaj Qesarat 17 km 44 km +27 km
A është kjo një reformë që e afron shtetin me qytetarin, apo një reformë që e largon qytetarin nga shteti?
Ku është studimi që provon se qytetarët do të marrin shërbime më të mira pas shkrirjes së 15 bashkive?
Ku është analiza që garanton se administrata do të jetë më pranë qytetarëve?
Si respektohet neni 4 i Kartës Evropiane kur kompetencat publike largohen nga autoritetet më pranë komuniteteve?
Si respektohet neni 5 i Kartës kur qytetarët nuk pyeten dhe nuk u jepet mundësia të vendosin?
Si garantohet autonomia vendore e parashikuar nga Kushtetuta, kur pushteti vendor dobësohet edhe më tej?
Ndryshimi i hartës territoriale kërkon dialog kombëtar, konsultim real dhe respektim të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore e të Kushtetutës. Një reformë e imponuar nuk ndërton konsensus, por prodhon konflikt.

Partia e Lirisë kërkon tërheqjen e menjëhershme të këtij projekti shpopullues dhe shkombëtarizues dhe u bën thirrje Presidentit të Republikës, Avokatit të Popullit, ekspertëve të qeverisjes vendore, organizatave të shoqërisë civile, Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizmave ndërkombëtarë që mbrojnë demokracinë lokale të reagojnë ndaj kësaj nisme të pakonsultuar, antikushtetues dhe antidemokratike që cenon autonominë vendore dhe standardet evropiane.
Bashkitë nuk janë pronë e qeverisë dhe as vija në hartë që ndryshohen sipas interesave politike dhe elektorale të Edi Ramës, por institucione kushtetuese të qytetarëve që janë krijuar dhe duhet të ekzistojnë për t’u shërbyer atyre.

Çdo ndryshim i hartës administrative duhet t’i nënshtrohet referendumit popullor, në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe parimin themelor kushtetues se sovraniteti buron nga populli.
Asnjë shumicë parlamentare nuk mund të zëvendësojë vullnetin e qytetarëve.
Nëse Edi Rama është i bindur se ky projekt është në interes të shqiptarëve, atëherë le t’ua japë fjalën qytetarëve. Le t’i pyesë ata në referendum.
Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, por u përket të gjithë qytetarëve të saj dhe vetëm ata kanë të drejtë të vendosin nëse pranojnë apo jo të humbasin bashkinë e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës