POLITIKE

Tabaku denoncon korrupsionin si “taksa e padeklaruar” që po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

Piranjat Përditësimi i fundit 15 December 2025, 11:36

Tabaku denoncon korrupsionin si “taksa e padeklaruar” që po

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj gjetjeve të Barometrit të Ballkanit Perëndimor 2025, duke i cilësuar ato si alarmante për gjendjen e klimës së biznesit dhe funksionimin e shtetit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Barometrit, mbi 50% e bizneseve shqiptare deklarojnë se për të përfunduar një procedurë apo për të mbyllur një punë me shtetin janë të detyruara të paguajnë ryshfet.

“Një në dy biznese pranon se paguan atë që sot është kthyer në ‘taksën e korrupsionit’,” u shpreh Tabaku, duke theksuar se korrupsioni nuk është më një devijim i rastësishëm, por një sistem i ngritur dhe i institucionalizuar.

Tabaku theksoi se korrupsioni shtrihet në të gjitha nivelet e administratës: nga shërbimet që pretendohet se janë online, te tenderët, koncesionet dhe Partneritetet Publik-Private, deri te doganat dhe tatimet. Sipas saj, kjo “taksa e korrupsionit” i jep oksigjen qeverisjes, por në të njëjtën kohë po varfëron vendin dhe po shkatërron besimin e qytetarëve dhe të bizneseve te shteti.

Deputetja demokrate nënvizoi se pasojat e korrupsionit sistemik janë të drejtpërdrejta: largimi masiv i të rinjve nga vendi, rritja e çmimeve, shtimi i barrës fiskale dhe trajtimi i padrejtë i bizneseve të ndershme.

“Bizneset sot ndëshkohen jo nga tregu, por nga korrupsioni dhe nga një sistem që nuk funksionon për shumicën,” tha Tabaku.

Duke folur për zgjidhjet, Tabaku theksoi se situata mund të ndryshojë vetëm me një vullnet të hekurt politik për ndërtimin e shtetit dhe për vendosjen e interesit të qytetarëve në qendër të politikave publike. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për një sistem të ndershëm, që punon për shumicën dhe jo për pakicën, me një filozofi qeverisëse krejt ndryshe nga ajo që po aplikohet sot.

Në përfundim, Tabaku u shpreh se ndryshimi kërkon edhe fundin e çdo mbrojtjeje politike për të korruptuarit.

“Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të jetë streha e të pandehurve. Qeveria shqiptare nuk mund të shërbejë si mburojë politike për korrupsionin. Shqipëria meriton një qeveri normale,” përfundoi ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?