Tabaku kërkon transparencë për projektet në Zvërnec: Ligji për Investimet Strategjike duhet anuluar

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kërkuar transparencë për projektet në zonën e Zvërnecit, duke kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet Strategjike.
Gjatë një prononcimi nga Vlora, pas takimeve me banorë dhe eurodeputetë, Tabaku tha se qytetarët kërkojnë të dinë se çfarë projektesh parashikohen në zonë dhe si është marrë vendimmarrja.
Deputetja demokrate tha se ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura duhet të jenë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa për Ligjin e Investimeve Strategjike kërkoi anulimin e tij.
“Ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj i cili duhet patjetër të jetë me standardet e BE-së. Ligji i Investimeve Strategjike duhet anuluar”, u shpreh Tabaku.
Gjatë prononcimit, ajo komentoi edhe situatën e drejtueses së SHISH-it, duke e cilësuar çështjen si problem për sigurinë kombëtare. Tabaku kërkoi që drejtuesja e institucionit të largohet nga detyra dhe i bëri thirrje Presidentit dhe institucioneve të tjera të mbajnë qëndrim.
“Është një cenim për sigurinë kombëtare, është një njollë për imazhin e Shqipërisë, është një cenim edhe për faktin që Shqipëria është anëtare e NATO-s”, tha Tabaku.
Lexo edhe
POLITIKE
REL: Kurti e shkarkoi nga AKI, Rama e solli në krye të SHISH-it! Sot Vlora Hyseni nën arrest shtëpie

Berisha: Haram Begaj është anëtar vullnetar i kësaj organizate kriminale. Nuk ekziston Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka

Berisha: Vlora Hyseni u bëri presion gjyqtarëve të Kushtetueses në çështjen e Belinda Ballukut!

Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në javë te një lokal poshtë shtëpisë sime





