POLITIKE

Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike

Piranjat Përditësimi i fundit 18 January 2026, 11:36
Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC), duke i cilësuar krahasimet me modelin italian si të pasakta dhe të pjesshme.

Sipas Tabakut, ndryshe nga Italia, ku institucionet publike të investimeve funksionojnë si banka zhvillimi që menaxhojnë rrezikun financiar dhe financojnë projekte strategjike, në Shqipëri AIC po përdoret për të marrë prona publike dhe për t’ua kaluar ato subjekteve private, pa garë dhe pa transparencë.

Reagimi i plotë:

Mbi Korporatën e Investimeve: Gjysmë të vërtetat mbi Italinë dhe e vërteta e Shqipërisë. Së fundmi, Kryeministri denjoi të bëjë disa komente mbi Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC). Me një vetëbesim që synon të bindë publikun përmes retorikës, ai deklaroi se kjo korporatë qenka një kopje e suksesshme e modelit italian të investimeve.

Nuk është hera e parë që Kryeministri përdor fjali të gjata dhe gjuhë të spërdredhur për të paraqitur gjysmë-të-vërteta si fakte të plota. Por në këtë rast, mjafton një krahasim i thjeshtë për të kuptuar se pretendimi nuk qëndron. Në fakt, nga deklaratat e tij nuk është e qartë as se cilit institucion italian i referohet, sepse një “Korporatë Italiane Investimesh” me funksionet e AIC nuk ekziston.

Nëse Kryeministri e ka fjalën për Cassa Depositi e Prestiti (CDP), atëherë krahasimi bie menjëherë. CDP është bankë publike zhvillimi, e krijuar rreth 170 vite më parë, që menaxhon kursimet e qytetarëve italianë dhe vepron nën mbikëqyrje të rreptë bankare, rregulla strikte të prokurimit publik dhe kontroll të plotë institucional. Ajo financon projekte, por nuk administron, nuk tjetërson dhe nuk zhvillon pronë publike.

Nëse, nga ana tjetër, Kryeministri i referohet Agenzia del Demanio, institucionit që menaxhon pronat e shtetit italian, edhe ky krahasim nuk qëndron. Demanio administron dhe rikonstrukton pronën publike për funksione institucionale, sociale apo kulturore, por nuk hyn në pazare ndërtimi, nuk negocion përqindje me privatë dhe nuk e shndërron pronën publike në biznes spekulativ.

Pra, cilindo model italian të marrë si referencë Kryeministri, rezultati është i njëjtë: në Itali funksionet janë të ndara qartë me ligj. Banka financon, agjencia administron pronën; ndërsa në Shqipëri ato janë përqendruar në një ent të vetëm, pa garë dhe pa llogaridhënie.

Dallimet janë thelbësore. Në Itali, institucionet funksionojnë si banka publike që menaxhojnë para dhe rrezik financiar, ndërsa Korporata Shqiptare e Investimeve nuk menaxhon fonde, por merr prona publike me vendime qeverie dhe i fut ato në marrëveshje ndërtimi me privatë. Ndërsa institucionet publike europiane veprojnë përmes prokurimit publik dhe konkurrencës së hapur, AIC shmang garën dhe krijon privilegje të drejtpërdrejta për partnerë të përzgjedhur.

Po aq i rëndësishëm është edhe roli i shtetit. Në Europë, ndërhyrja publike bëhet aty ku tregu dështon – për banesa sociale, zona të varfra apo infrastrukturë strategjike. AIC bën të kundërtën, duke ndërhyrë aty ku tregu funksionon më së miri dhe duke krijuar konkurrencë të pandershme të sponsorizuar nga shteti. Ndërkohë, qeveria shqiptare është njëkohësisht edhe lojtari që ndërton, edhe arbitri që firmos për veten, ndërsa rreziku financiar i kësaj skeme nuk shfaqet sot në buxhet, por u lihet shqiptarëve si faturë për nesër.

Ky dallim nuk është teorik. Ai është konkret dhe ka emër.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ia kaloi godinën e ish-shkollës jetimore “Zyber Hallulli” Korporatës Shqiptare të Investimeve. Një pronë publike me funksion social iu hoq fëmijëve jetimë përmes një firme qeveritare, pa debat publik dhe pa transparencë. Korporata e Investimeve veproi jo si institucion shtetëror, por si një pronar i keq: hoqi fëmijët nga godina, i zhvendosi në periferi dhe e nxori pronën nga funksioni i saj social.

Në një shtet europian, një veprim i tillë do të ishte i paimagjinueshëm. Prona publike do të rikonstruktohej, jo të shkatërrohej; funksioni social do të ruhej; fëmijët do të ishin prioritet, jo pengesë për një projekt ndërtimi. Në Shqipëri ndodhi e kundërta. Fëmijët u larguan. Funksioni social u zhduk. Dhe prona publike u fut në logjikën e zhvillimit imobiliar, ku sot flitet për ndërtimin e një godine të madhe, me shumë gjasa një kullë tjetër, në shërbim të interesave të një pakice.

Kjo është diferenca thelbësore. Në Itali, prona publike ruhet dhe i shërben interesit publik. Në Shqipëri, përmes Korporatës së Investimeve, shteti po reduktohet në një biznes ordiner ndërtimi.

Dhe Italia, kësaj radhe, nuk mund të jetë as justifikimi dhe as alibia.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?