Bylykbashi akuzon SPAK-un: Heshti për dhunën ndaj protestuesve, po mban në këmbë qeverinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theks...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theks...
Policia e Tiranës ka vendosur gjoba ndaj 16 protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë...
Studentët në protestën e 22 kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestës, në...
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emer...
Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel Alameda. K...
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku ...
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak t&eu...
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dh&...
Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierë...

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka kritikuar nismën e qeverisë për transparencën e çmimeve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se qytetarët nuk kanë nevojë që ministrat t’u tregojnë se në cilin treg mund të blejnë më lirë produkte ushqimore, por presin politika konkrete që të ndikojnë në uljen e çmimeve. Sipas saj, problemi nuk zgjidhet duke orientuar konsumatorët nga një treg në tjetrin, por duke ndërhyrë në faktorët që përcaktojnë çmimin e produkteve.
“Tashmë është fakt që specat, domatet dhe të gjitha zarzavatet e frutat shiten më shtrenjtë në Shqipëri sesa në vendet e rajonit. Dhe çfarë bën qeveria?”, shprehet Tabaku.
Tabaku rendit katër drejtime ku, sipas saj, qeveria duhet të ndërhyjë: mbështetjen e bujqësisë dhe prodhimit vendas, luftën ndaj monopoleve dhe oligopoleve, uljen e taksave dhe rritjen e subvencioneve për fermerët.
Deputetja demokrate ngre shqetësimin edhe për varësinë e tregut shqiptar nga importet. Sipas saj, një pjesë e konsiderueshme e produkteve që konsumohen në vend vijnë nga jashtë, ndërsa prodhimi vendas nuk po merr mbështetjen e nevojshme.
Në këtë kuadër, Tabaku kërkon edhe uljen e kostove që rëndojnë mbi fermerët dhe prodhuesit, duke përfshirë çmimin e karburanteve, i cili ndikon drejtpërdrejt në koston e prodhimit dhe transportit të produkteve.
“Qytetarët nuk kanë nevojë për ministrat që t’u tregojnë se në cilin treg duhet të shkojnë. Sot kanë nevojë për politika konkrete”, deklaron ajo.
Kritika e Tabakut shtrihet edhe te koncepti i transparencës së përdorur nga qeveria. Sipas saj, nëse mazhoranca kërkon të flasë për transparencë, ajo duhet të nisë nga mënyra se si përdoren fondet publike dhe nga kontratat që lidhen nga institucionet shtetërore.
“Nëse duan të bëjnë transparencë, le ta bëjnë me kontratat koncesionare, me PPP-të, me ligjet me porosi dhe me taksat e falura. Kjo është transparenca që kërkojnë shqiptarët”, shprehet Tabaku.
Sipas deputetes së PD-së, rritja e çmimeve nuk mund të trajtohet vetëm si një çështje e konsumatorit, duke i kërkuar atij të kërkojë tregun më të lirë. Ajo argumenton se përgjegjësia e qeverisë është të ndërhyjë në treg përmes politikave ekonomike që rrisin konkurrencën dhe prodhimin vendas.
Tabaku kërkon gjithashtu goditjen e monopoleve dhe oligopoleve, të cilat, sipas saj, ndikojnë në formimin e çmimeve dhe kufizojnë konkurrencën.
Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, n...
Kryetarja e komisionit parlamentar për kulturën, turizmin dhe diasporën, Ina Zhupa, ka kundërshtuar rritjen e propozuar të tarifave p...
Mazhoranca synon të miratojë hartën e re territoriale në sesionin e vjeshtës, por ekspertët e zgjedhjeve paralajmërojnë...
Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të premte në selinë rozë, një takim me ministrat dhe drejtuesit ...
Deputeti demokrat Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë të fortë mbi Agasin. Sipas tij, biznesmeni është i përfshir&...
Ka përfunduar sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 89-të të qëndresës qytetare...
Një aktiviste u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve të grumbullohen nesër në orën 17:30 përpara selisë...
Qëndresa e protestuesve përpara godinës së Kryeministrisë ka sjellë reagime me tone të ashpra nga qytetarët e thjesht&eu...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së këtë të enjte, ka paralajmë...
Në protestën e 89-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë në shesh pankarta m...