Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën
POLITIKE

Tabaku kundërshton projektin për kompaninë shtetërore të barnave: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve te kontrolli i gjithë tregut

P
Piranjat 6 August 2026, 11:05 · 2 min lexim
Tabaku kundërshton projektin për kompaninë shtetërore

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do të menaxhojë zinxhirin e furnizimit me barna, duke ngritur akuza për rrezikun e përqendrimit të kontrollit mbi tregun farmaceutik.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku kundërshton krijimin e kompanisë shtetërore, duke argumentuar se kjo strukturë do të ketë kompetenca të gjera, nga planifikimi i nevojave dhe blerja e barnave, te magazinimi, transporti, shpërndarja, administrimi i rezervës strategjike dhe menaxhimi i platformave kombëtare.

Sipas saj, kompania do të ketë gjithashtu rol në përcaktimin e specifikimeve teknike, katalogut të furnizimeve shëndetësore dhe marrëveshjeve për hyrjen e barnave në sistem.

“Kjo kompani nuk do të merret vetëm me organizimin e tenderëve. Sipas projektligjit, ajo mund të planifikojë nevojat, të blejë, magazinojë, transportojë dhe shpërndajë barnat; të administrojë rezervën strategjike dhe platformën kombëtare; të përcaktojë specifikimet teknike dhe të kontrollojë Katalogun Kombëtar të Furnizimeve Shëndetësore; të negociojë marrëveshjet e hyrjes së barnave në sistem; si dhe të krijojë filiale, konsorciume dhe sipërmarrje të përbashkëta me subjekte private.

Projektligji nuk e quan formalisht monopol. Por kur një kompani kontrollon njëkohësisht nevojën, katalogun, specifikimin, blerjen, magazinimin dhe shpërndarjen, ajo kontrollon portën e hyrjes në të gjithë tregun publik të barnave.

Një furnitor nuk do të ketë më nevojë vetëm të fitojë një tender. Do të duhet fillimisht të pranohet në katalog, t’u përshtatet specifikimeve të vendosura nga kompania dhe të kalojë përmes kanalit që ajo administron. Kompania do të jetë njëkohësisht lojtar dhe portier i tregut”, shkruan Jorida Tabaku.

Tabaku thekson se “Qeveria po përgatitet të kalojë nga paracaktimi i fituesit të një tenderi te kontrolli i atyre që lejohen të hyjnë në të gjithë tregun. Duke përditësuar mekanizmin e sistemit që i jep para dhe pushtet pakicës!”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.