POLITIKE

Tabaku me përfaqësuesit e World Economic Forum: Shqipëria është toka e mundësive nëse sistemi socialist rrëzohet!

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 15:22

Tabaku me përfaqësuesit e World Economic Forum: Shqipëria

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi në Kuvend një takim të hapur me 23 përfaqësues të komunitetit të liderëve të rinj të Forumit Ekonomik Botëror. Në qendër të diskutimit ishin integrimi europian, ekonomia, investimet e huaja, pastrimi i parave dhe inteligjenca artificiale.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, priti sot në Kuvendin e Shqipërisë 23 përfaqësues të komunitetit të liderëve të rinj të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), me të cilët zhvilloi një takim të hapur mbi sfidat dhe perspektivën e zhvillimit të Shqipërisë.

Në takim morën pjesë drejtues kompanish, akademikë, profesionistë të pavarur dhe përfaqësues të fushave të ndryshme. Diskutimi u përqendrua te rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, situata ekonomike dhe politike, klima e investimeve dhe ndikimi i teknologjisë në të ardhmen e vendit.

Tabaku theksoi se kritikat e saj ndaj qeverisjes burojnë nga besimi te Shqipëria dhe potenciali i saj.

“Prej meje nuk do të dëgjoni kurrë fjalë të këqija për Shqipërinë. Unë besoj fort te vendi im dhe te mundësitë që ai ofron. Por sistemi që qeveris sot është i kalbur dhe duhet ndryshuar, në mënyrë që bashkëpunimi me vendet partnere dhe mundësitë që ju përfaqësoni t’u shërbejnë realisht Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, Shqipëria ka potencial të madh njerëzor, ekonomik dhe natyror, i cili mbetet i pashfrytëzuar për shkak të një modeli qeverisës që favorizon një pakicë.

“Një qeverisje e ndërtuar për interesat e pakicës nuk mund të ofrojë as kapitalizmin konkurrues dhe as demokracinë funksionale që kërkojnë shqiptarët. Shqipëria ka nevojë për një ekonomi të shumicës, ku mundësitë të mos varen nga lidhjet me pushtetin, por nga puna, aftësia dhe konkurrenca”, deklaroi Tabaku.

E pyetur për vizionin ekonomik të opozitës, deputetja e PD-së tha se vendi duhet të shkëputet nga modeli që përqendron pasurinë dhe mundësitë në pak duar.

“Rruga drejt një Shqipërie më të mirë kalon përmes çmontimit të sistemit ekonomik që po mbyt konkurrencën, sipërmarrjen dhe shpresën. Duhet të ndërtojmë një ekonomi që prodhon mirëqenie për shumicën, jo privilegje për një grusht njerëzish”, theksoi ajo.

Një pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit iu kushtua pastrimit të parave dhe ndikimit të tij në ekonomi. Tabaku paralajmëroi se kapitalet me burim të dyshimtë po deformojnë tregun dhe po largojnë investitorët seriozë.

“Paraja e pistë po kontaminon ekonominë shqiptare. Fakti që kjo çështje tashmë diskutohet gjerësisht edhe jashtë vendit është domethënës dhe njëkohësisht shqetësues. Ajo deformon konkurrencën, dëmton sektorë të tërë dhe pengon bizneset serioze që të investojnë në Shqipëri”, u shpreh Tabaku.

Ajo kritikoi gjithashtu miratimin e ligjeve që, sipas saj, u shërbejnë interesave të veçanta, duke veçuar ligjin për investimet strategjike.

“Ligjet me porosi dëmtojnë njëkohësisht demokracinë dhe të ardhurat e shqiptarëve. Ligji për investimet strategjike është shembulli se si një instrument që duhej të tërhiqte kapital dhe zhvillim u përdor për favore politike dhe ekonomike. Shqipëria ka nevojë për investime të huaja serioze, veçanërisht në teknologji dhe në sektorë të avancuar, jo për projekte që pasurojnë klientët e qeverisë”, deklaroi Tabaku.

Duke folur për inteligjencën artificiale, ajo tha se Shqipëria duhet ta shohë teknologjinë si mundësi zhvillimi dhe jo si instrument kontrolli.

“Shqipëria ka potencial në fushën e inteligjencës artificiale, por teknologjia duhet të përdoret për të fuqizuar qytetarët dhe ekonominë, jo për t’i kontrolluar ata. Kur sektorët jetikë dhe tradicionalë janë në vështirësi, bëhet shumë më e vështirë të ndërtohet një ekonomi që ecën me ritmin e revolucionit teknologjik”, tha ajo.

Në lidhje me politikën e jashtme dhe integrimin europian, Tabaku theksoi se opozita mbështet pa rezerva orientimin euroatlantik të Shqipërisë.

“Objektivi ynë kombëtar është Europa dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian. Ne kemi entuziazmin dhe gatishmërinë për t’i çuar përpara reformat. Fatkeqësisht, korrupsioni dhe mungesa e vullnetit politik përdoren shpesh nga mazhoranca për të justifikuar vonesat”, u shpreh kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ajo shtoi se një prej pikave ku opozita ka mbajtur qëndrim të ndryshëm nga qeveria është nisma “Open Balkan”, duke ritheksuar se rruga e vetme strategjike për Shqipërinë mbetet integrimi i plotë në Bashkimin Europian.

Përfaqësuesit e Forumit Ekonomik Botëror ndodhen në Shqipëri për një vizitë disaditore, gjatë së cilës po zhvillojnë takime me përfaqësues të të dyja krahëve të politikës. Më herët ata janë takuar edhe me anëtarë të qeverisë dhe të shumicës parlamentare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?