Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati...
POLITIKE

Tabaku nxjerr shifat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria

P
Piranjat19 August 2026, 11:31 · 4 min lexim
Tabaku nxjerr shifat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj mënyrës se si qeveria po i paraqet të dhënat e fundit të eksporteve, duke deklaruar se rritja prej 10,6% e regjistruar në korrik nuk dëshmon forcimin e ekonomisë prodhuese.

Sipas analizës së Tabakut, pjesa kryesore e kësaj rritjeje ka ardhur nga vetëm dy grupe mallrash.

Materialet e ndërtimit dhe metalet kanë kontribuuar me 8,9 pikë përqindjeje, ndërsa mineralet, karburantet dhe energjia me 5,3 pikë. Të marra së bashku, këto kategori kanë dhënë 14,2 pikë përqindjeje, më shumë se rritja përfundimtare prej 10,6%.

Në të njëjtën kohë, fasoneria e ka ulur rezultatin me 4,3 pikë përqindjeje, ndërsa kontributi i ushqimeve ka qenë vetëm 0,1 pikë.

Një qeveri në krizë kapet pas disa shifrave për të mbajtur në këmbë narrativën e saj.

Kështu po bëjnë sot socialistët me të dhënat e eksporteve. Po përdorin rritjen artificiale prej 10,6% të eksporteve në korrik për të bindur shqiptarët se ekonomia po ecën dhe se ata jetojnë më mirë.

Por propaganda mbaron aty ku fillon leximi i plotë i shifrave.

Në këtë rritje në letër, materialet e ndërtimit dhe metalet dhanë 8,9 pikë përqindjeje, ndërsa mineralet, karburantet dhe energjia dhanë 5,3 pikë. Vetëm këto dy grupe dhanë 14,2 pikë përqindjeje — më shumë se rezultati përfundimtar prej 10,6%.

Në të njëjtën kohë, fasoneria e uli rezultatin me 4,3 pikë përqindjeje, ndërsa ushqimet kontribuuan me vetëm 0,1 pikë.

Pra, nuk është forcuar ekonomia prodhuese. Është rritur përkohësisht vlera e disa kategorive të eksporteve, të përqendruara te ndërtimi.

Edhe pamja afatgjatë e rrëzon propagandën. Nga viti 2014 deri në vitin 2025, vlera e eksporteve në lekë u rrit me rreth 36%, por sasia fizike e mallrave të eksportuara ra me rreth 14%.

Në letër, eksportet e Shqipërisë vlejnë më shumë; në realitet, vendi eksporton më pak mallra.

Zhvlerësimi i euros krijon edhe një mashtrim optik. Kur eksportet konvertohen në euro, vlera e tyre duket shumë më e madhe. Por për eksportuesin që faturon në euro, realiteti është i kundërt: për të njëjtën kontratë merr më pak lekë për pagat, energjinë, taksat dhe kostot e prodhimit.

Goditjen më të rëndë po e merr fasoneria, e cila përbën rreth 30% të eksporteve të mallrave dhe punëson dhjetëra mijëra qytetarë.

Pas euros së lirë qëndrojnë fabrika që mbyllen, kontrata që largohen dhe vende pune që humbasin. Ndërkohë, burimi dhe qëndrueshmëria e flukseve të mëdha valutore, të cilat kanë mbiçmuar artificialisht lekun, vazhdojnë të mbeten pa një shpjegim transparent.

Edhe rritja ekonomike e raportuar nga INSTAT tregon të njëjtin problem. Në vitin 2025, industria ra me 3,72% dhe bujqësia me 2,5%.

Administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe taksat neto dhanë së bashku rreth 77% të rritjes ekonomike prej 3,66%. Kjo do të thotë se sot ekonominë po e mbajnë në këmbë shpenzimet e shtetit dhe jo biznesi.

Kjo është e vërteta pas perdes së propagandës: sektorët që duhet të prodhojnë, të eksportojnë dhe të krijojnë vende pune po bien.

Një shifër mujore mund të shërbejë për propagandë. Por nuk mund të zëvendësojë fabrikat që mbyllen, vendet e punës që humbasin dhe familjet që çdo ditë e kanë më të vështirë të përballojnë jetesën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.