POLITIKE

Tabaku: PPP-të janë kthyer në mekanizëm të pastrimit të parave dhe kapjes së shtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 11 December 2025, 18:45

Tabaku: PPP-të janë kthyer në mekanizëm të pastrimit

Në seancën plenare të sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh me tone të forta kundër nismës së qeverisë për ndryshimet në ligjin e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP), duke theksuar se problemet e mëdha që ka sot Shqipëria në këtë sektor nuk lidhen me mungesë rregullash, por me mënyrën korruptive se si qeveria socialiste i ka zbatuar ato ndër vite.

Tabaku kujtoi se 12 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat 6 janë nën hetim, përfaqësojnë një nga skandalet më të rënda financiare të vendit, pasi qeveria ka lidhur kontrata që arrijnë “pothuajse gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre dyshohet për shkelje të rënda dhe korrupsion. Sipas saj, korruptimi masiv i skemave të PPP-ve është kthyer tërësisht në arkitekturën e qeverisjes socialiste, një sistem i ngritur “gur më gur” për të kontrolluar politikat ekonomike, për të minimizuar konkurrencën në treg dhe për të kapur institucionet e pavarura.

Tabaku njoftoi se opozita ka paraqitur një sërë amendamentesh që synojnë rikthimin e standardeve europiane dhe eliminimin e shkeljeve që kanë bërë PPP-të simbol të korrupsionit qeveritar:

• Transparencë e detyrueshme në çdo fazë të koncesionit: nga studimet e fizibilitetit, tek dokumentet e tenderit, miratimet, performanca dhe kontratat finale.
“Asnjë kontratë koncesionare e qeverisë nuk është publikuar deri më sot,” theksoi Tabaku.
• Përjashtim automatik i kompanive që kanë kryer mashtrim, korrupsion, pastrim parash, falsifikim apo pjesëmarrje në grupe kriminale.
Ajo kujtoi se edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se PPP-të shqiptare përdoren për pastrim parash.
• Kufizim të kontratave për kompanitë e njëjta, pasi sot 80% e PPP-ve janë përqendruar në duart e 5–10 operatorëve të lidhur me qeverinë.
• Ndalim të manipulimit të tenderëve përmes skemave të brendshme midis kompanive, konfliktit të interesit dhe deklaratave të rreme.

“Këto janë standardet minimale europiane. Pa transparencë dhe pa kufizimin e aksesit në para publike, PPP-të mbeten instrument i abuzimit, jo i zhvillimit,” u shpreh Tabaku.

“Nuk ka ligj që mund të rregullojë një sistem që qeveria e ka ndërtuar për të kapur shtetin”
Deputetja demokrate theksoi se problemi nuk është tek nismat ligjore që sjell mazhoranca, por tek fakti se qeveria i ka përdorur PPP-të për të konsoliduar pushtetin dhe për të forcuar klientelën ekonomike.

“Shqipëria nuk mund ta fitojë këtë betejë me të njëjtët njerëz, me të njëjtën mazhorancë, me të njëjtat ministra që prodhuan kontratat më të korruptuara të dekadës. Nuk ka ligj që korrigjon këtë realitet politik,” tha ajo.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, Tabaku kërkoi një ndryshim të thellë politik dhe institucional, duke theksuar se vetëm një qeveri me vullnet të vërtetë mund të ndërpresë ciklin e kapjes së shtetit.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 11 December14:24

Berisha: Vetëm protestat janë rruga

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ashpër pas prishjes së marrëveshjes për Avokatin e Popullit, duke akuzuar mazhorancën për...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?