Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Tabaku: Protesta kundër sistemit të korruptuar dhe arrogancës, shkaqe të pakënaqësisë popullore

P
Piranjat 8 June 2026, 17:31 · 2 min lexim
Tabaku: Protesta kundër sistemit të korruptuar dhe arrogancës,

Pak para nisjes së protestës qytetare para Kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, publikoi një video në rrjetet sociale ku argumenton se pakënaqësia qytetare lidhet me modelin ekonomik dhe sistemin e qeverisjes të ndërtuar gjatë 12 viteve të fundit.

Tabaku, e cila dy vite më parë kundërshtoi ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe iu drejtua institucioneve europiane për këtë çështje, e lidh protestën me atë që e cilëson si një model ekonomik që ka përqendruar pasurinë dhe mundësitë në duart e një pakice.

“Për 12 vite me radhë kemi folur për vizionin e cunguar ekonomik të Shqipërisë. Një model që nuk prodhon më, që ka përqendruar ekonominë në duart e pakicës dhe ku gjithçka shkon tek ata. Investimet e huaja sot janë pesë herë më të larta në industrinë imobiliare sesa në industritë e tjera”, shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate argumenton se ekonomia e mbështetur kryesisht tek ndërtimi nuk krijon zhvillim të qëndrueshëm, nuk nxit konkurrencën dhe nuk u jep mundësi qytetarëve të ecin përpara me meritë. Sipas saj, protesta që po zhvillohet është një reagim ndaj mungesës së konkurrencës, ligjeve të hartuara për interesa të veçanta dhe arrogancës së një sistemi që favorizon të privilegjuarit në kurriz të shumicës.

“Një ekonomi tullash dhe llaçi që nuk prodhon, nuk punëson dhe nuk krijon mundësi. Është një model që i ka hequr oksigjenin ekonomisë, i ka hequr garën dhe nuk lejon askënd t’ia dalë vetë. Kjo është arsyeja pse protesta e sotme lidhet me sistemin, me konkurrencën e munguar, me ligjet me porosi dhe me arrogancën e të korruptuarve”, thekson Tabaku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.