EMRI/ U arratis me pranga gjatë varrimit të të vëllait, kush është trafikanti shqiptar i kërkuar në Australi
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e inteligjencës së vendit dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi me dyshimin p&e...
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në fl...
Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonë...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën rurale të Valloscura-s, pranë kufirit me Capodarco të Fermo...
Gazetari Artan Hoxha duke folur lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyse...
SPAK ka dalë sot në një njoftim zyrtar në lidhje me aksionin e fundit të ndërmarrë, ku u lëshuan disa masa sigurie. S...
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka kërkuar që drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, t&eum...
Më 26 shtator, në Ulmë të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, do të organizohen protes...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin dhe dosjen AKSHI.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku e cilëson këtë zhvillim si dëshmi të kalbëzimit të shtetit nga brenda dhe kërkon që Presidenti i Republikës të thërrasë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Tabaku ia ngarkon përgjegjësinë politike kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se ai ka zgjedhur dhe promovuar drejtuesit e këtyre institucioneve. “Bie fasada. Del sistemi”, shkruhet në imazhin që shoqëron reagimin e saj.
Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:
Shqipëria është gdhirë sot me raportimet për një masë sigurie ndaj drejtueses së SHISH dhe kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin dhe dosjen AKSHI. Një ditë pas spektaklit propagandistik të ministrit të Brendshëm, shqiptarët përballen me dyshime që prekin majat e institucioneve përgjegjëse për sigurinë e tyre.
Kjo është pamja e një sistemi të kalbur që po shkatërron Shqipërinë, pasi ka rrënuar themelet e shtetit. Kur hetimet për një grup të strukturuar kriminal mbërrijnë deri te drejtuesit e institucioneve të sigurisë, pyetja bëhet e pashmangshme: kujt i kanë shërbyer këto institucione? Qytetarëve që duhet të mbronin, apo pushtetit dhe interesave që duhet të hetonin?
Çdo ditë bie një copë nga muri i propagandës dhe pas tij shfaqen rrënjët e krimit, korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me qeverisjen. Përgjegjësia politike ka emër: Edi Rama. Ai i ka zgjedhur këta drejtues, i ka promovuar dhe ua ka paraqitur shqiptarëve si fytyrën e shtetit të tij. Sot u detyrohet përgjigje.
Presidenti i Republikës duhet të thërrasë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Duhet të sqarohet nëse janë cenuar informacionet shtetërore, puna e institucioneve dhe siguria e qytetarëve. Shqipëria nuk mund të presë shfaqjen e radhës të propagandës, ndërsa dyshimet prekin vetë strukturat që duhet ta mbrojnë.
Drejtësia duhet të bëjë punën e saj deri në fund, pa mburoja politike dhe pa pengesa. Por përgjegjësia politike nuk mund të shtyhet pafund, duke pritur që për çdo hallkë të këtij sistemi të flasë prokuroria.
Kjo qeverisje është burimi i sëmundjes. Largimi i saj është i domosdoshëm për t’i hapur rrugë shërimit të një vendi ku shqiptarët varfërohen, ndërsa një pakicë pasurohet nga pushteti, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria.
Koha për ndryshim! Koha për ta çrrënjosur këtë sistem! Koha që kjo shumicë të largohet!
Tirana pa kokë për të cilën kryeministri bën sikur vajton sa herë flitet për Erion Veliajn e kycur pas hekurave të qel...
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Evropian. Të 33 kapitujt janë hapur dhe në k...
Deputeti i Partisë Dmokratike Igli Cara ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv. Ai ka komentuar në bisedë me ...
Qytetarët do të mblidhen sot për të 115-tën ditë në sheshin përpara Kryeministrisë për të kërkuar ...
Protestat që kanë trazuar Shqipërinë që nga fillimi i qershorit kanë fituar tashmë emrin tërheqës “Revoluci...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV publikimin e përgjimeve që, sipas tij, d&eum...
'Edi Rama, një bandit që vjedh i pashqetësuar shqiptarët prej 13 vitesh'. Kështu e konsideron Sekretari i Përgjithshëm i PL, ...
Për nënkryetarin e PD, Belind Këlliçi, në situatën ku ndodhet Shqipëria sot nuk duhet dhe nuk do të ketë normalit...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke ...
Protestuesit vazhdojnë të marshojmë në rrugët e kryeqytetit, teksa ndodhen tashmë te Rruga e Barrikadave. Ndër të tjera...