POLITIKE

Tabaku: Shqipëria po zbrazet! Ka vetëm betonizim, por jo vende reale pune dhe nuk prodhon mirëqenie

Piranjat Përditësimi i fundit 30 December 2025, 14:12

Tabaku: Shqipëria po zbrazet! Ka vetëm betonizim, por jo vende reale

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si paradoksin më të rrezikshëm të ekonomisë shqiptare: “rritje statistikore në letër dhe braktisje masive në realitet”.

Në një reagim  në rrjetet sociale, Tabaku thekson se propaganda për “bum ekonomik” dhe kulla që prekin qiellin nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët, përkundrazi, po shoqërohet me shpopullim të vendit.

Sipas saj, të dhënat tregojnë qartë se modeli aktual ekonomik është i paqëndrueshëm dhe i orientuar drejt fasadës. Ndërsa ndërtimi dhe sektorë të tjerë joprodhues mbajnë artificialisht shifrat e rritjes, shtyllat reale të ekonomisë janë në rënie: bujqësia ka pësuar tkurrje dhe industria po humbet terren.

“Kemi beton, por nuk kemi vende pune reale. Kemi fasada, por jo prodhim”, nënvizon Tabaku në një postim në rrjetin Facebook, duke paralajmëruar se ky model po ushqen varfërinë dhe pasigurinë sociale.

Deputetja ndalet edhe te pasojat njerëzore të kësaj politike ekonomike. Në qytete si Berati, thekson ajo, emigracioni ka prekur shumicën dërrmuese të familjeve, ndërsa edhe Tirana nuk është më një destinacion shprese, por një stacion i përkohshëm tranziti.

Kostoja e lartë e jetesës dhe pagat e ulëta po i detyrojnë qytetarët të largohen, edhe pasi kanë tentuar të ndërtojnë jetën në kryeqytet.

Një tjetër element shqetësues, sipas Tabakut, është dështimi i shtetit për të mbajtur edhe ata që kthehen. Emigrantët që rikthehen me kursime dhe përvojë përballen me burokraci, korrupsion dhe tregje të mbyllura, duke u detyruar të largohen sërish.

“Shqipëria sot nuk arrin të mbajë as ata që e duan më shumë,” shprehet ajo.

Në përfundim, Tabaku thekson se zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë ndaj qeverisjes aktuale. Sipas saj, vendi ka nevojë urgjente për një ekonomi që prodhon, që mbështet fermerin, industrinë dhe punën e ndershme, dhe jo për një model të bazuar te sezonaliteti dhe betoni.

“Asnjë prezantim propagandistik nuk e fsheh dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh”, përfundon ajo, duke kërkuar një ndryshim rrënjësor të kursit ekonomik në funksion të shumicës së qytetarëve.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut në Facebook:

“Rritje në letër, braktisje në realitet: Pse po zbrazet Shqipëria?

Na flasin çdo ditë për “bum ekonomik”, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?

Përgjigja gjendet te e vërteta e ftohtë e shifrave që qeveria tenton t’i fshehë. Analizat e fundit tregojnë një paradoks fatal që po gërryen të ardhmen tonë:

Modeli “Fasadë” po falimenton prodhimin Ndërsa rritja ekonomike vjen nga ndërtimi dhe sektorët e paqëndrueshëm, shtyllat reale të ekonomisë po shkërrmoqen. Bujqësia ka rënë me -1.73%. Industria me -4.7%. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale. Dhe kur fshati nuk prodhon dhe industria nuk punëson, varfëria ulet këmbëkryq.

Gjeografia e zbrazjes: Nga Berati në Tiranë Pasojat e këtij modeli të dështuar po ndihen në çdo derë shtëpie. Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv. Por kujdes, as Tirana nuk është më “toka e premtuar”. Kryeqyteti është kthyer thjesht në një stacion tranzit, ku 35% e familjeve po ashtu preken nga largimi. Njerëzit vijnë nga rrethet, përballen me koston e papërballueshme të jetesës dhe pagat qesharake, dhe detyrohen të ikin jashtë.

Tragjedia e “hajde për të ikur prapë” Më e dhimbshmja është se ky sistem po tradhton edhe ata që duan të kthehen. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, përballen me një realitet armiqësor: burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Ata bëjnë gati valixhet sërish. Shqipëria sot nuk i mban dot as ata që e duan më shumë.

Një ekonomi për shumicën nuk mbahet shteti me “sezon turistik” 3-mujor dhe as me beton që pastron para. Largimet masive nuk janë “momentale”, siç duan t’ju gënjejnë. Janë pasojë direkte e një ekonomie që nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por vetëm fitime për një grusht klientësh.

Ne na duhet një ekonomi që prodhon, jo një ekonomi që vetëm konsumon. Na duhet mbështetje për fermerin, jo vetëm për ndërtuesin e Tiranës. Na duhet dinjitet për punën, që të mos na duhet të kërkojmë dinjitetin rrugëve të botës.

Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri. Asnjë PowerPoint në Facebook nuk e mbulon dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh”.

Artikuj te sugjeruar

Nga Belind Këlliçi POLITIKE 30 December13:59

Parodia e normalitetit!

Skandal pas skandali, protestë pas proteste, përlyerje pas përlyerje, vjedhje pas vjedhje, Edi Rama pretendon të japë një shfaqj...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?