POLITIKE

Tabaku: Sot duhet të ngrihemi më të fortë se kurrë, t'i japim Shqipërisë alternativën më të mirë që e jep vetëm PD

Piranjat Përditësimi i fundit 21 January 2026, 18:59
Tabaku: Sot duhet të ngrihemi më të fortë se kurrë,

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj të mbajtur në takimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të degës numër 2 në Tiranë, u shpreh se, PD ka alternativën më të mirë për Shqipërinë.

Fjala e deputetes së PD, Jorida Tabaku:

I nderuar zoti Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, të nderuar demokratë, demokrate, e dashur Floriana, i dashur Belind, i dashur Henri. Ne këtu me njëri-tjetrin kemi ndarë bashkë shumë sfida në katër vitet e fundit dhe besoj të gjithë jemi koshientë që nuk është një kohë e mirë, është një kohë e vështirë për Shqipërinë e për shqiptarët. Dhe në këto momente, reflektimi, mendimi nuk është luks, është detyrim. Dhe ky proces që Partia Demokratike po bën, unë besoj që është një nga proceset më të rëndësishme që ne mund të kishim kryer pikërisht sot.

Secili prej jush ka dhënë shumë nga vetja. Ka dhënë nga familja, ka dhënë nga qetësia e vet, ka dhënë punën, ka dhënë kohën për ta mbajtur gjallë dhe në këmbë Partinë Demokratike. Për njerëzit që kanë qëndruar edhe kur ishte më e lehtë të largoheshe. Për ata që nuk kanë kërkuar kurrë asgjë, e shumë prej jush këtu në 12 vjet vite nuk kanë kërkuar kurrë asgjë. Unë personalisht ndjej një borxh të thellë, ndjej njëkohësisht një mirënjohje dhe një respekt për të gjithë punën, angazhimin dhe veçse falënderime për atë që keni bërë në majin e vitit të shkuar, që nuk ishte hera e parë në fakt. E keni bërë sa herë që ka pasur zgjedhje.

Të gjithë e dimë që Partinë Demokratike e ka përpara një rrugë të vështirë, të mundimshme. Por aq e dimë se kjo nuk është e pamundur. Historia nuk njeh fitore të lehta. Por sigurisht, për ato që duan ta ndryshojnë këtë vend dhe objektivi jonë është pikërisht për të ndryshuar këtë vend, kjo është mëse e arritshme. Rruga e drejt ringritjes së Partisë Demokratike kërkon guxim. Kërkon edhe guximin për të ndryshuar veten, por nga ana tjetër kërkon dhe vendosmëri. Për të ndryshuar mënyrën se si bëjmë politikë, se si hapemi, se si e bëjmë Partinë Demokratike shtëpinë e gjithë shqiptarëve, si dëgjojmë e si i përgjigjemi realitetit të sotëm.

Kjo nuk bëhet thjesht sepse ka ardhur koha për të ndryshuar. Por bëhet për të respektuar të gjithë demokratët e thjeshtë, për t'ju respektuar juve. Për të respektuar ata që kanë punuar me mish e me shpirt. Për të respektuar ata që janë themeli jonë e që do të vazhdojnë të jenë themeli jonë, anëtarët e Partisë Demokratike. Në këto 12 vjet vite opozitë ne kemi parë e kemi dëgjuar shumë. Kemi qenë të goditur edhe nga një sistem i kapur. Ndonjëherë edhe jemi lodhur nga beteja. Me pak mençuri mund t'i kishim evituar shumë nga ato që kemi kaluar veçanërisht në katër vitet e fundit. Por një gjë e kemi mësuar: Që Partia Demokratike është rezistente. Partia Demokratike është këtu, është në këmbë.

Kemi mësuar të debatojmë, kemi mësuar të shërojmë edhe plagë që shpeshherë ja kemi hapur njëri-tjetrit. Por nga ana tjetër kemi mësuar edhe të flasim, të mos heshtim. Sepse fjala është e shenjtë në këtë parti e unë besoj e shpresoj shumë që kjo do të ndodhë: të flasim, të tregojmë guxim për ta ndryshuar e përmirësuar Partinë Demokratike. Prandaj gjithçka që po ndodh sot në Partinë Demokratike unë e shoh jo si një kritikë, por e shoh si një lëvizje për ta përmirësuar. Nuk e shoh si një ndarje, por e shoh si një mënyrë për t'u rritur, një mënyrë për t'u zgjeruar. E shoh si një kërkesë edhe për t'u përmirësuar.

Të dashur miq, shumë nga ju përballen çdo ditë me problemet që kanë shqiptarët. Sa herë që shohim fëmijë të vegjël në rrugët e rrugicat e degës, në zonën tonë, të gjithë e kuptojmë barrën e rëndë e vështirësitë ekonomike që kanë familjet. Sa herë që secili prej jush shkon e përballet me çmimet e larta, përballet me situatën e vështirë ekonomike, ju e dini, e përjetoni më shumë se kushdo, ndoshta më shumë se ne, vështirësinë e jetës. Sa herë që shohim fëmijët që përballen me një sistem arsimor i cili sot është më keq se ç'ka qenë ndonjëherë në 34 vite. Sa herë që shohim profesionistë që e kanë të pamundur që të ushtrojnë profesionin e tyre këtu e detyrohen të largohen nga Shqipëria, ne e dimë se vendi jonë çdo ditë po humb njerëz. E ne duhet të jemi në lartësinë e detyrës për të bërë të pamundurën që t'i përgjigjemi sfidave që ka koha e t'i përgjigjemi qytetarëve shqiptarë me ofertën më të mirë të mundshme.

A mendoni se debatet tona të brendshme janë më të mira dhe i shërbejnë më shumë shqiptarëve se këto nevoja që kanë shqiptarët? Unë mendoj që jo. Ne duhet patjetër, duhet patjetër të fokusohemi te këto shqetësime që kanë shqiptarët. Ka vend dhe për të bërë Partia Demokratike plot debate, ka forume të brendshme. Ka vende se ku mund ta thotë mendimin ndryshe, në strukturat e partisë. Por ne duhet patjetër t'i përgjigjemi sfidave të kohës, duhet patjetër që të mbrojmë shpresën për shqiptarët, duhet patjetër të flasim për sistemin e kapur, duhet patjetër të flasim për çdo gjë që sot punon kundër demokratëve e kundër Shqipërisë.

Ne nuk mund të pretendojmë që s'ka ndodhur asgjë. A kemi gabuar? Plot herë. A jemi rrëzuar? Po, jemi rrëzuar plot herë. Por sot kemi nevojë që të ngrihemi në këmbë, më të fortë se kurrë, t'i japim Shqipërisë ofertën më të mirë të mundshme, alternativën më të mirë që jam e sigurt e jep vetëm Partia Demokratike.

Me mirënjohje më të thellë për punën e për bashkëpunimin, me shpresën e një bashkëpunimi akoma dhe më të mirë, duke e ditur që ditë më të mira do të vijnë jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë e për shqiptarët. Unë ju falënderoj me respektin më të thellë dhe kërkoj mbështetjen tuaj që këtë rrugëtim që kemi nisur ta çojmë deri në fund.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?