Takimi i rradhës, NATO heq referencën për Shqipërinë në deklaratën mbyllëse në Samitin e Ankarasë

Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Ankara këtë vit ka qenë krejt ndryshe në lidhje me formulimin e saj krahasuar me samitet e viteve të fundit.
Ndërsa deklaratat e Vilniusit (2023), Washingtonit (2024) dhe Hagës (2025) përcaktonin qartë vendin ku do të zhvillohej samiti pasardhës, dokumenti i miratuar këtë vit nuk përmend më Shqipërinë si vendin pritës të takimit të ardhshëm të Aleancës.
Në deklaratën e Samitit të Hagës të vitit 2025 thuhej shprehimisht:
“Shprehim mirënjohjen për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës. Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm në Turqi në vitin 2026, i ndjekur nga një takim në Shqipëri.”
Ndërkohë, deklarata e miratuar në Ankara mbyllet vetëm me formulimin:
“Shprehim mirënjohjen për mikpritjen bujare të Turqisë. Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm.”
Në dokument nuk jepet asnjë referencë për vendin ku do të zhvillohet samiti i ardhshëm dhe nuk përmendet më Shqipëria, ndryshe nga sa ishte parashikuar në deklaratën e vitit 2025.
Edhe në deklaratat e mëparshme të NATO-s është ndjekur e njëjta praktikë. Në Vilnius, Aleanca njoftoi se samiti pasues do të mbahej në Washington dhe më pas në Hagë, ndërsa në Washington u konfirmua zhvillimi i samitit në Turqi pas Hagës.




Lexo edhe
POLITIKE
Kur nuk ka përllogaritje zyrtare për përfitimet e një koncerti, le të luajmë kungulleshkash me Kryeministrin

Bardhi në Parlamentin Europian: Rama refuzon te japë llogari për aktet që mbajnë firmën e tij

Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi për eksportin e armëve të AAT

Tabaku akuza qeverisë: 4.3 milionë euro nga buxheti për të shpëtuar një koncert! Kjo është ekonomia e fasadës

“Shteti nuk zëvendësohet me spektakël”/ “Neomalsorja”: 4 milionë eurot e stadiumit njëpërdorimësh duhet të investoheshin në parandalimin ...





