Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
POLITIKE

Berisha: Inxhinierë dhe drejtues të shquar të naftës u pushkatuan, sepse nuk përmbushën pritshmëritë e Enver Hoxhës

P
Piranjat 7 July 2026, 19:12 · 4 min lexim
Berisha: Inxhinierë dhe drejtues të shquar të naftës u

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar me qëllim përkujtimin e inxhinerëve dhe drejtuesve të shquar të sektorit të naftës, që u pushkatuan nga diktatura e Enver Hoxhës.

‘Enver Hoxha në llojin e vet disa aspekte ja kalonte dhe Kim Jong Un-it. Se të paktë janë ata që e dinë sot që ai kishte vepër edhe për naftën. Dhe në veprën e tij mbi naftën, për naftën, ai përcaktonte dhe se ku duhej të shpohej. Se ma thotë kjo mendja ime, thoshte, se ky trekëndësh apo ky katërkëndësh ka naftë. Dhe natyrisht inxhinierët ishin të detyruar të shponin. Po aty naftë nuk kishte, sepse e thoshte mendja e tij. Dhe pastaj vinte sabotimi, pastaj vinin proceset, vinte persekutimi dhe terrori ndaj tyre’, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, ‘historia e elitës së naftës është një histori e pashembullt tragjike. Fillon me ekzekutimin e një kolosi të madh të gjeologjisë botërore, Stanislav Zuber, dhe inxhinierëve të tjerë të shquar, bashkëpunëtorë të tij.’

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju të pranishëm në këtë sallë, deputetë, miq, familjarë të elitës së martirizuar të naftës në Shqipëri.

I dashur Shkëlqim, e dashur Elizabeta.

Jemi mbledhur sot për të nderuar martirizimin e elitës intelektuale të naftës, e përbërë nga atdhetarë të flaktë, nga inxhinierë të shquar, të përkushtuar, të cilët u eliminuan, u torturuan, u burgosën, u ekzekutuan vetëm e vetëm sepse shfaqën mendimin e tyre shkencor.

Njerëz që i shërbyen Shqipërisë dhe kombit në një fushë strategjike të një rëndësie të madhe. Por që për diktatorin dhe diktaturën ishte po aq ideologjike sa letrat dhe ushtria.

Historia e elitës së naftës është një histori e pashembullt tragjike. Fillon me ekzekutimin e një kolosi të madh të gjeologjisë botërore, Stanislav Zuber, dhe inxhinierëve të tjerë të shquar, bashkëpunëtorë të tij.

Të gjithë të dyshuar si sabotatorë.

Enver Hoxha në llojin e vet disa aspekte ja kalonte dhe Kim Jong Un-it. Se të paktë janë ata që e dinë sot që ai kishte vepër edhe për naftën.

Dhe në veprën e tij mbi naftën, për naftën, ai përcaktonte dhe se ku duhej të shpohej. Se ma thotë kjo mendja ime, thoshte, se ky trekëndësh apo ky katërkëndësh ka naftë.

Dhe natyrisht inxhinierët ishin të detyruar të shponin. Po aty naftë nuk kishte, sepse e thoshte mendja e tij.

Dhe pastaj vinte sabotimi, pastaj vinin proceset, vinte persekutimi dhe terrori ndaj tyre.

Në fakt në tërësi qëndrimi i diktatorit ishte një qëndrim i një njeriu paranojak, për të cilin asgjë s'mund të besohej, gjithçka duhet të dyshohej.

Në këtë kalvar që ai vendosi inteligjencën e naftës, disa inxhinierë dhe drejtues të shquar të këtij sektori u pushkatuan, të tjerë u burgosën, grupe pas grupesh, si armiq të popullit, si sabotatorë, pavarësisht se ata kishin bërë më të mirën për popullin e tyre, për vendin e tyre.

Ata ishin njerëz të zotë, të aftë, por meqenëse pritshmëritë e diktatorit nuk realizoheshin, ata goditeshin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.