Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

'Takimi me Macron nuk solli asgje'/ Nesho: Rama sot përfaqëson një figurë të diskredituar politikisht

P
Piranjat23 June 2026, 09:05 · 9 min lexim
'Takimi me Macron nuk solli asgje'/ Nesho: Rama sot

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, të moderuar nga Flavio Qarri, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka investuar prej vitesh në krijimin e një imazhi të ndryshëm nga realiteti i Shqipërisë, duke ndërtuar sipas tij një “vizion paralel” për opinionin ndërkombëtar.

Sipas Neshos, Rama ka përfituar nga dobësitë e politikës evropiane ndaj Ballkanit dhe nga qasja që ka favorizuar individët mbi institucionet. Ai argumentoi se kryeministri shqiptar ka punuar për vite me radhë për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, duke krijuar marrëdhënie që, sipas tij, shkojnë përtej interesave institucionale dhe mbështeten në lidhje klienteliste.

Duke komentuar takimin e fundit të kryeministrit Rama me presidentin francez Emmanuel Macron, ish-ambasadori e cilësoi atë si një takim pa mesazhe konkrete për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, në një shtet si Franca, fokusi duhej të ishte tek çështjet që shqetësojnë popullin shqiptar dhe jo tek mbështetja e liderëve që, sipas tij, kërkojnë të ruajnë pushtetin me çdo kusht.

Nesho u shpreh gjithashtu se Rama ka humbur mbështetjen e shumë aleatëve politikë ndërkombëtarë, duke e cilësuar atë si një “lider sharlatan” dhe “aventurier” në politikën e jashtme. Ai kritikoi ndryshimet e kursit diplomatik të kryeministrit gjatë viteve, duke përmendur marrëdhëniet me Turqinë, Serbinë dhe administratat amerikane.

Në analizën e tij, ish-diplomati akuzoi qeverinë për dëmtimin e ekonomisë, shpopullimin e vendit dhe krijimin e marrëdhënieve klienteliste me liderë të huaj. Ai tha se raportimet e mediave ndërkombëtare mbi fenomenin e narkoshtetit në Shqipëri e bëjnë të vështirë justifikimin e mbështetjes politike ndaj qeverisë shqiptare.

“Unë mendoj që kjo është një shenjë dobësie nga ana e Francës, një gabim diplomatik, pavarësisht mesazhit që mund t’i jetë dhënë Ramës”, deklaroi Nesho.

Nesho:

Mendoj që mund të ketë edhe ase të tjera, por është në momentet e fundit. Po merr ato me pikatore, ndihmat për të cilët ka investuar kaq për një kohë të gjatë. Ishin dy gjëra. Ky kryeministër që kur filloi punën, vizioni i tij ishte i mangët, duhet të them që s'kishte fare vizion. Kishte mënyrën si kryetar bashkie në marrëdhënien 'më jep të të jap', po të jap një ndërtesë ti do të më kthesh përfitimet që dua.

E njëjta gjë zhvillohet edhe në planin ndërkombëtar, ku ai, duke parë dobësinë e Evropës, idenë që Evropa shikonte në Ballkan që të kishte një stabilitet, pavarësisht se ishte një stabilitet i rremë, dhe së fundi duke investuar jo në institucione, të cilat ky person i shkatërroi plotësisht dhe kapi shtetin, por tek individi.

Pra, kemi një Ramë i cili ka punuar për këtë ditë, kemi parë deklarata dashurie nga ambasadorë të cilët në fund të karrierës së tyre merrnin vila për misionet diplomatike me dy-trefishin e çmimit të tregut shqiptar, kemi parë burokratë të Brukselit të cilët sot kanë përfunduar në burg për korrupsion e të tjera që vinin dhe entuziazmoheshin nga fitoret dhe vizioni i Ramës, kemi parë edhe politikanë të cilët kapeshin nga unda nga Rama dhe vinin sa herë që kishte nevojë Rama për t'i justifikuar siç ishte rasti i 11 majit ku regjimi i tij, një regjim parti-shtet arriti që të manipulojë zgjedhjet, të blinte ato, të ishte në kushte të pabarabarta me opozitën, e cila duhet të kishte të gjitha shanset pas 13 vjetëve që të bënte rotacionin e pushtetit. Po ky rotacion sigurisht nuk mundësohej për arsye se krimi i organizuar nuk e linte një gjë. Pra, duke e mbyllur Flavio, them që Rama ka bërë dy gjëra deri tani.

Vetë diçka që ju e thatë më përpara, ka krijuar ndryshe nga realiteti në Shqipëri një vizion paralel për botën e jashtme, ku ka paguar dhe ka blerë influencë të huaj për t'i duartrokitur për sukseset e tij, dhe nga ana tjetër është përpjekur që të mbajë një klientelë të caktuar për këtë ditë. Prandaj edhe takimi i djeshëm dua të them që ishte në një farë mënyre qesharak, më pëlqeu shumë Çim Peka kur tha 'si dy zogj të bukur', se nuk jepte asnjë mesazh. Mesazhi në një shtet të respektuar si Franca duhej ta jepte në lidhje me atë gjë që shqetëson popullin shqiptar, jo sharlatanët të cilët përpiqen të mbajnë me çdo kusht pushtetin e tyre. Pra kjo tregon që marrëdhëniet janë më tej sesa institucionale, më tej sesa interesat midis dy popujve, janë interesa klienteliste të cilat ne e dimë se çfarë ka bërë Rama.     

Unë dua të them që tashmë përkrahësit e Ramës, po në spektrin e majtë e të djathtë, kanë përfunduar, janë shmangur duke parë që Rama përfaqëson një lider sharlatan, një lider aventurier.

Nuk ka lider në botë që e fillon karrierën e tij duke marrë doktrinën e politikës së jashtme të Turqisë vetëm për t'u servilosur presidentit Erdogan, pastaj kaloi për t'u bërë një shërbëtor dhe argat i Beogradit duke zbatuar të ashtuquajturin projekt që do sillte stabilitet dhe paqe në Ballkan i përkrahur dhe nga Sorosi, por me projekte serbosllave.

Një njeri që nga një anë u përdor nga demokratët amerikanë në fushatat e tyre elektorale unikal dhe nga ana tjetër shtrihet zvarrë kur Presidenti Trump fiton, duke lëpirë ato që ka thënë. Pra në aspektin moral dhe politik është një figurë tepër e diskretituar dhe nuk ka aleatë.

Aleatët, për mendimin tim, edhe duhet të them që me të drejtë kolegu e shpjegoi shumë mirë, që nuk duhet të paragjykojmë, por duhet të themi diçka që ne e kuptojmë politikën e jashtme, ka patur raste për shembull për Libinë, ku Italia ka vënë veton edhe të sulmit të forcave të NATO-s, për arsye se interesat e Libisë me naftë, bashkëpunimi ekonomik, energjetik me Italinë ishin diçka jetësore për Italinë. Pra janë interesat e vendit tënd që prevalojnë.

Por me Ramën çfarë prevalon? Ky është një njeri, e para njëherë që e ka shkatërruar ekonominë e vendit, ky nuk jep asnjë gjë, vetëm ky bën qoka me pasurinë dhe të ardhurat e këtij populli të varfër, një njeri që nuk ka asnjë respekt brenda vendit se ka shpopulluar mbi 1 milion banorë, duke krijuar një problematikë të shtuar në Bashkimin Evropian për lëvizjen e shqiptarëve. Pra, marrëdhëniet që ky krijon me lidera të caktuar sigurisht janë marrëdhënie klientele dhe ne me të drejtë mund të mendojmë që nuk mund të ketë shtete ashtu si Franca, kur organet kryesore të shtypit francez si Le Monde ka kohë që po thotë që në Shqipëri nuk dihet se kush vepron, vepron mafia apo qeveria, apo problematika të tjera që lidhen me narkoshtetin në Shqipëri, t'i japësh udhëheqësit të narkoshtetit një vizitë të tillë.

Unë mendoj që kjo është një shenjë dobësie, një shenjë dobësie nga ana e Francës, një gabim do të thoja edhe diplomatik, pavarësisht mesazhit që mund t'i ketë dhënë. Mund t'i ketë dhënë dhe mesazh që dalëngadalë ik, ruaj ato që ke fituar, shko në Dubai dhe hap rrugën se s'ke asnjë mundësi. Megjithatë, në kohën kur njerëzit e lirë, studentët heroikë, populli shqiptar demonstron në rrugë për të hequr një monstër i cili për 13 vjet ka kapur pushtetin, kjo është diçka e tejkaluar. Nuk janë veprime të rastit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.