Takimi me tensione me kryebashkiakët, ish-ministri socialist kritika Ramës: Do që të mbysësh çdo kundërshtim

Ish-ministri i PS-së Arben Malaj në postim në facebook, ka komentuar takimin plot tensione që zhvilloi kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës. Në takim nuk munguan përplasjet me kryebashkiakët që bashkitë e tyre shkrihen me draftin e PS-së për Reformën Territoriale.
Malaj shkruan se takimi i Ramës me kryebashkiakët ka pasur qëllimin që të mbyste dhe ndalte çdo kundërshtim kundër draftit të propozuar dhe se vetëm ai vendos në këtë vend.
Postimi i plotë i Malajt:
Ishte imponim jo konsultim. Asnjë hapësirë për rishikim të variantit personal me 46 bashki. Takimi i Ranës kishte vetëm një qëllim:
të mbyste çdo kundërshtim,
të ndalte apo zbehte çdo revoltë dhe të rrënjoste modelin se "këtu vendos unë dhe vetëm unë".
Ky model qeverisjeje i një "mbretërie kryeministrore" do të vrasë akoma më shumë demokracinë, do të kriminalizojë politikën dhe ekonominë dh do të nxisë zbrazjen e vendit. Mosreagimi këmbëngulës i banorëve dhe heshtja miratuese e disa kryetarëve e deputetëve është një provë e vërtetë e modelit "Shteti jam unë".
Lexo edhe
POLITIKE
Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë mikut të kryeministrit

PS në Maliq kundër shkrirjes së bashkisë, banorët dhe kryebashkiaku i PS-së dalin kundër projektit të Ramës

“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë...

Reforma Territoriale/ PD: Rama në Kuç tregoi se është në panik, shqiptarët dhe socialistët po i thonë ‘jo’

Deklarata e Zelenskyt për mosnjohjen e Kosovës, Rama: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Ukrainën





