Takimi në Tiranë, Dendias: Dakordësi me Shqipërinë për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit për Varrezat Ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Greqi, Nikos Dendias, dhe homologu i tij shqiptar, Ermal Nufi, kanë rënë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri grek përmes një postimi në rrjetin social X, pas takimit të zhvilluar në Tiranë.
“Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Greqia gjithmonë i ka respektuar ata që sakrifikuan veten për atdheun”, shkroi Dendias.
Çështja e varrezave ushtarake greke ka qenë prej vitesh pjesë e diskutimeve mes Athinës dhe Tiranës, ndërsa mbledhja e komitetit pritet të rikthejë në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve për këtë temë sensitive historike.
Κατά τη συνάντηση με τον Αλβανό ομόλογό μου Ermal Nufi, συμφωνήσαμε για την άμεση σύγκληση της Μεικτής Επιτροπής Εμπειρογνωμόνων για τα Στρατιωτικά Κοιμητήρια. Η #Ελλάδα σέβεται διαχρονικά αυτούς που θυσιάστηκαν για την Πατρίδα. pic.twitter.com/5ui0Ts2njF
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 25, 2026
Lexo edhe
POLITIKE
Integrimi/ Bushati: Kriteret politike, më të rëndësishme! Regres, nëse nuk respekton...

“Dendias e ka mbiemrin ‘Dedja’”, Laert Vasili provokon: Ja zona në jug nga e ka origjinën ministri grek i Mbrojtjes

Korreshi denoncon kushtet skandaloze në Pediatrinë e Lushnjës: Fëmijët trajtohen mes llumit dhe lagështirës

Shkullaku: Ajo që ndodhi në Durrës ishte ‘dhunim publik’ i shoqërisë nga Edi Rama

Berisha: Edi Rama edhe sot mbrojti babanë e tij xhelat në emër të partisë së gjenocidit

PD mbledh Kryesinë para Kuvendit të 30 Majit, çështjet që do të diskutohen

A po shkon drejt lirimit Erion Veliaj? Çollaku: Lëvizjet janë të koordinuara, ka një tendencë...

Dendias reagon pas takimeve me Nufin dhe Ramën: U diskutua edhe çështja e Himarës





