Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

"Tare pastroi me prona paratë e Ballukut"/ Çollaku: Pse Rama del në dosjen belge të drogës dhe jo në SPAK, partnerët të alarmuar

P
Piranjat21 September 2026, 19:24 · 4 min lexim
"Tare pastroi me prona paratë e Ballukut"/ Çollaku: Pse

Një deklaratë e ambasadores së Bashkimit Europian ka hapur një debat të ri mbi mënyrën se si po funksionon drejtësia shqiptare dhe rezultatet që partnerët ndërkombëtarë presin nga SPAK.

Në këtë klimë, gazetari Basir Çollaku ngre pikëpyetje mbi hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke vendosur në qendër çështjen e Belinda Ballukut dhe duke kërkuar shpjegime se përse emri i Edi Ramës shfaqet në një dosje belge të lidhur me trafikun e drogës, ndërsa sipas tij nuk shfaqet në të njëjtën mënyrë në hetimet e SPAK.

Në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Çollaku ngre gjithashtu pretendime për pasuri të paluajtshme dhe përfshirje të personave të tjerë në këtë histori, ndërsa e lidh situatën me atë që e konsideron një shqetësim në rritje të partnerëve europianë dhe amerikanë për rezultatet e drejtësisë shqiptare.

“Ka një zhvillim ndryshe në raport me qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj drejtësisë shqiptare: duket se ata po dalin gjithnjë e më shumë nga ‘këmisha diplomatike’ dhe po flasin më drejtpërdrejt për rezultatet që presin.

Është hera e parë që një qortim i tillë ndaj Strukturës së Posaçme bëhet publikisht”, tha Çollaku, duke shtuar më tej: “Sot, Ambasadorja e Bashkimit Europian, gjatë takimit me Klodian Brahon, theksoi se mbështesim një Strukturë të Posaçme efikase dhe të pavarur. Pra, ajo e tha “ashiqare” se, sipas pritshmërive të tyre, ka probleme me pavarësinë dhe efikasitetin e kësaj strukture. Tani kërkohen rezultate konkrete.

Dhe cili është rezultati konkret që kërkohet?

Kërkohet pikërisht çështja e Belinda Ballukut, për të cilën Parlamenti duhet të marrë një vendim për t’ia dorëzuar Prokurorisë së Posaçme. Ka shkuar për dy vila njëri, për disa vila mund të shkojnë të tjerë; flitet për Ballukun, për Edi Ramën, për Taulant Ballën.

Por pyetja themelore është: ku është pjesa e Edi Ramës, i cili përmendet edhe në dosjen në Belgjikë, ndërsa këtu nuk thuhet? Kryeministri i Shqipërisë ka pjesën e tij, dhe ky ka pjesën e tij në të gjitha këto dosje.

Prokuroria e Posaçme nuk mund ta mbyllë dosjen e Belinda Ballukut. Kjo zvarritje është amnisti.

Mjafton të kujtojmë rastin e Arubës. Të pandehurit e Arubës kanë shkuar në Amerikë. Në Parlament duhet të ishte dërguar kërkesa e dytë për Ballukun. Me shtimin e provave dhe të akuzave, kemi kaluar në një situatë që ngre edhe dyshimin për organizatë kriminale.

Në SPAK kanë shkuar rreth 10–15 persona, në një çështje ku flitet për 11 miliardë euro. Tani kërkesa e dytë nuk dërgohet më në Parlament, por, siç thuhet, çështja po shkon deri në Bruksel dhe në Uashington.

Këta zotërinjtë me kartonë nuk kanë këllqe të votojnë. Edhe për një arsye tjetër: një pjesë e tyre janë vetë të pandehur.

Është një histori pengjesh mafioze”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.