Taulant Muka ngre pikëpyetje për konflikt interesi: Vëllai i Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka bashkëpunuar me institucionet shqiptare
Aktivisti dhe studiuesi Taulant Muka ka ngritur një pyetje publike lidhur me transparencën dhe shmangien e çdo perceptimi të mundshëm të konfliktit të interesit në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Taulant Muka thekson se Drago Kos, vëllai i Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka marrë pjesë si ekspert i Këshillit të Europës në aktivitete me institucionet shqiptare.
Sipas Mukës, duke pasur parasysh rolin që Marta Kos mban aktualisht në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, çështja meriton më shumë transparencë për të shmangur çdo perceptim të konfliktit të interesit.
“A duhet të ketë më shumë transparencë për të shmangur çdo perceptim të konfliktit të interesit? Kjo është një çështje që meriton sqarim publik nga institucionet europiane”, shkruan Muka.
Ai e paraqet këtë si një çështje që kërkon përgjigje dhe sqarime institucionale, duke vënë theksin te rëndësia e besimit publik dhe transparencës në proceset që lidhen me integrimin europian.
Reagimi i plotë
Drago Kos, vëllai i Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka marrë pjesë si ekspert i Këshillit të Europës në aktivitete me institucionet shqiptare. Duke pasur parasysh rolin e motrës së tij sot në procesin e zgjerimit, a duhet të ketë më shumë transparencë për të shmangur çdo perceptim të konfliktit të interesit? Kjo është një çështje që meriton sqarim publik nga institucionet europian.

Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku nga Strasburgu: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

Berisha: Lubia ka bërë 3 udhëtime me skaf drejt Greqisë, e kishte mbushur plot me…

Përzuri shqiptarët nga sytë-këmbët, Rama çon Delinën në Indonezi për të gjetur emigrantë për t'i zëvendësuar

‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit, e vetmja pyetje është se sa gjatë do bashkëjetojë ai me shqiptarët

5 mbiemrat dhe udhëtimet fantazmë të Irena Gjokës/ Kalaja: Manipuloi sistemin TIMS, kush e amniston do të kallëzohet





