Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

"Të doli boja keq...u pasurove në kurriz të qytetarëve"/ Ja çfarë u tha mes debatit të ashpër Rama- Shehaj: Shqiptarët të duan në burg

P
Piranjat18 June 2026, 22:17 · 3 min lexim
"Të doli boja keq...u pasurove në kurriz të

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka ndodhur një debat i tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Në fokus të përplasjes ka qenë situata politike me protestat e vazhdueshme në kryeqytet, ku Shehaj ka kërkuar publikisht dorëheqjen e kryeministrit, duke e vënë theksin te akuzat për korrupsion.

Sipas kreut të “Mundësisë”, qytetarët që janë grumbulluar prej gati tri javësh në bulevard kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti, si përgjigje ndaj qeverisjes së tij. "Shqiptarët nuk të duan, ata të duan në burg", u shpreh Shehaj.

Shehaj: Të doli boja keq! Të doli boja keq! Të doli boja! U pasurove në kurriz të qytetarëve! Vodhe popullin më të varfër në Europë! S’ke argument tjetër! Je qesharak! Je banal dhe qesharak! Lëre Partinë Socialiste, fol për ça ke vjedhur! Lëre Partinë Socialiste, fol për Belindën dhe hajde në zgjedhje! Pse s’del në zgjedhje? Pse ke frikë? Pse ke frikë? Pse ke frikë? Pse ke frikë nga zgjedhjet? Në gjithë botën kërkojnë dorëheqjen tënde! I ke parë shqiptarët? I ke parë sa të vendosur janë? Ore të duan në burg! Të duan në burg! E Kishe menduar ndonjëherë që mund të përfundoje në burg? E mendoje ndonjëherë që do të të nxirrnin para drejtësisë? E kishe menduar ndonjëherë? Jo! Se po ta kishe menduar s’do kishe bërë atë që bëre!

Rama: Do jem deri në 2027 këtu!

Shehaj: S’do vesh ti? Je i paprekshëm ti? Po për çfarë ke vjedhur? Pse Belinda i ka vjedhur ato para vetëm? Ti s’e dije? Dëgjo, Dëgjo! Ti s’dije gjë për Belindën?

Rama: Ca kam vjedhur unë?!

Shehaj: Ti nuk dije gjë për Belindën? Ti nuk dije gjë për Veliajn? Ti nuk dije gjë për Ahmetajn? Ti nuk dije gjë për Beqajn? Ti nuk di asgjë! Ti s’di asgjë! Ti je viktimë! U i shkreti ti. Po të paskemi rënë në qafë!

Do ikësh si çdo autokrat banal që ka parë ky vend! Është rrethuar parlamenti! Nuk do dalësh dot! Pse s’jep dorëheqje? Pse s’jep dorëheqje? Me dhjetëra mijëra duan dorëheqjen tëndë! Të duan në burg!

Do ikësh siç ka ikur çdo autokrat! Do përfundosh në burg! Do ikësh edhe i urryer madje! Do përfundosh në burg! Do përfundosh në burg! Do japësh llogari ta dish! Do i japësh llogari qytetarëve ta dish! Do japësh llogari bashkë me këta këtu, ja të gjithë! Shi si e katandise Parlamentin shiko!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.