Tedi Blushi denoncon dhunën e policisë ndaj protestuesve: Liro urgjentisht të arrestuarit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Blushi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur, sipas tij, “provokimin dhe dhunën barbare” ndaj protestuesve paqësorë.
“Hiq dorë nga dhuna dhe liro urgjentisht të arrestuarit se durimit të popullit po i vjen fundi dhe nuk do gjesh as vrimë miu ku të fshihesh!”, shkruan Blushi.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë kërkon ndalimin e përdorimit të dhunës dhe lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës.
Reagimi i tij vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës, ndërsa situata vijon të jetë në qendër të debatit politik.
Lexo edhe
POLITIKE
PD: Stop terrorit dhe dhunës së Padrinos ndaj protestuesve paqësorë!

Andi Tepelena: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e fjalëve ka mbaruar

VIDEO/ Protestuesit e bllokuan brenda zyrës, momenti kur kryeministri Rama largohet nën masa të rrepta sigurie

Protestuesit i rrethuan godinën, Rama reagon për incidentin me dron në Gjermani: Shqipëria qëndron përkrah Berlinit

Këlliçi: Qytetarët nuk tërhiqen, dhuna e policisë ndaj protestuesve dëshmon krizën e rëndë të Ramës

“Shqipëria po bën revolucion”/ Marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit thirrje: Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm

Protesta/ Shoqërohen në komisariat aktivistja Arvina Lleshi dhe 3 persona të tjerë

Protesta te Kryeministria/ Protestuesi: Rama është i frikësuar, do të jemi kudo ku të jetë ai





