POLITIKE

Tedi Blushi: Ramaduron do ta përmbysin vet shqiptarët

Piranjat Përditësimi i fundit 5 January 2026, 14:32

Tedi Blushi: Ramaduron do ta përmbysin vet shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në deklaratë për media tha se rrëzimi i regjimeve të ndërtuara mbi drogën, krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve është i pashmangshëm, duke theksuar se edhe në Shqipëri ndryshimi do të vijë nga vetë shqiptarët.

Duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si “Ramaduro”, Blushi u shpreh se përballja e opozitës me atë që e quan narkoshtet do të jetë e fuqishme dhe e pandalshme deri në fitore, në emër të rikthimit të lirisë, demokracisë dhe sovranitetit të popullit.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

Rrëzimi i Maduros përbën një ngjarje madhore historike për të gjithë njerëzit e lirë dhe, në mënyrë të veçantë, një burim shprese për popujt që vuajnë nën regjime të ngritura mbi drogën, krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Është një mesazh i drejtpërdrejtë dhe inkurajues për çdo shqiptar të ndershëm e patriot, që të bëjë gjithçka për t’ia shkurtuar ditët Narkoshtetit të vetëm në Europë, të cilin mediat amerikane me të drejtë e kanë cilësuar si “Ramaduro”.

Kjo ngjarje provon se karrigia e pushtetit nuk është as strehë pandëshkueshmërie dhe as mburojë imuniteti për narkodiktatorët, të cilët, në aleancë me kartelet e drogës, ndërtojnë narkoregjime për të grabitur pasuritë dhe për të shtypur liritë e qytetarëve.

Fundi i pashmangshëm i regjimeve të tilla është dëshmi se asnjë diktaturë, sado e gjatë apo e egër, nuk është e përjetshme dhe se fundi i narkodiktatorëve është gjithmonë i njëjtë.

Në një realitet ku narkoeurot dhe narkoekonomia, të ngritura mbi betonin dhe ndërtimin e kullave, e kanë shndërruar koston e jetesës në një barrë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve; ku liritë dhe të drejtat themelore shtypen e nëpërkëmbën çdo ditë; dhe ku taksat e pronat e qytetarëve grabiten në mënyrë të pamëshirshme, qëndresa e vendosur dhe e pandalshme kundër regjimit të “Ramaduros” merr sot, më shumë se kurrë, përmasat e një misioni historik për çdo shqiptar të lirë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm ndaj së ardhmes së vendit.

Mbrojtja e hapur dhe arrogante që Edi Rama po i bën Belinda Ballukut, duke keqpërdorur brutalisht Kuvendin si bunker për të fshehur dhe për t’i garantuar pandëshkueshmëri zëvendëses së tij është një akt shumë i rëndë politik dhe moral, që konfirmon qartë se KryeNarkosi nuk po mbron një ministre, por po mbron veten dhe aferat korruptive që e lidhin drejtpërdrejt me abuzimin sistematik të fondeve publike dhe kapjen e shtetit nga mafia.
Çdo ditë që Belinda Balluku vijon të mbetet në detyrë shërben si një dëshmi e re se korrupsioni jo vetëm  tolerohet, por edhe mbrohet nga maja e një strukture mafioze që ka marrë peng shtetin. 

Është një ditë më shumë për manipulim, për fshehje të së vërtetës dhe për shkatërrim provash, që lidhen me vjedhjen e organizuar të parave publike nga vet KryeNarkosi.

Sot Shqipëria edhe pse një vend anëtar i NATO-s është marrë peng nga mafia, ku çdo zyrë e shtetit funksionon nën urdhrat e krimit dhe ku siguria kombëtare ndodhet në duart e Ergys Agasit dhe karteleve të drogës.

Zbardhja në detaje nga drejtësia amerikane të aferës “McGonigal”, një prej aferave më të rënda dhe të paprecedenta në historinë politike të një vendi anëtar të NATO-s, që faktoi katërcipërisht komplotin e mirëfilltë të Edi Ramës kundër demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe që kompromentoi marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara. 

Ky Narkoregjim ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. 

Llogaridhënia është e pashmangshme dhe koha e mbrojtjes së Edi Ramës me 83 mandatet e dala nga zgjedhjet e vjedhura mbi kurrizin e qytetarëve po shkon drejt fundit.

Përballja pa kthim me narkoshtetin e “Ramaduros”, me çdo mjet demokratik dhe me përshkallëzim të pandalur të aksionit opozitar, është një betejë që nuk do të ndalet deri në fitoren e shqiptarëve dhe rikthimit të sovranitetit te populli.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?