Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Televizioni rumun: Rama humb kontrollin live, sulmon gazetaren gjatë pyetjeve për Zvërnecin

P
Piranjat10 June 2026, 20:57 · 4 min lexim
Televizioni rumun: Rama humb kontrollin live, sulmon gazetaren gjatë

Televizioni rumun PRO TV i ka kushtuar vëmendje përplasjes verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe korrespondentes së këtij televizioni, gjatë një konference për shtyp ku u diskutua për projektet e zhvillimit në Sazan dhe Zvërnec.

Sipas raportimit të medias rumune, gazetarja Camelia Donțu kërkoi sqarime shtesë nga Rama lidhur me statusin e projektit në Zvërnec, çka u pasua nga një debat i drejtpërdrejtë mes tyre. PRO TV e përshkruan reagimin e kryeministrit si të tensionuar, duke theksuar se pyetja e gazetares shkaktoi një shkëmbim të ashpër replikash para kamerave.

Në kronikë theksohet gjithashtu se protestat kundër projektit në Zvërnec janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, ndërsa protestuesit ngrenë shqetësime për korrupsionin dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Media rumune sjell edhe qëndrimin e Ramës, i cili këmbëngul se projekti do të vijojë dhe se çdo zhvillim do të kalojë përmes procedurave të vlerësimit mjedisor. Ndërkohë, për ishullin e Sazanit ai deklaroi se negociatat janë ende në proces dhe se territori nuk do të shitet.

Më poshtë pjesë nga raportimi i televizionit rumun për këtë sulm të Edi Ramës ndaj gazetares.

Revolta është shndërruar në një protestë të drejtpërdrejtë kundër Kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit thonë se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të korrupsionit.

Kur gazetarja e ProTV, Camelia Donțu, e cila ndodhej në Shqipëri, i kërkoi sqarime shtesë në lidhje me statusin e projekteve, kryeministri nisi një sulm.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Nuk ka pasur kurrë një projekt që mund të anulohej.

Korrespondentja e PRO TV: Pra, nuk është anuluar…

Edi Rama: Ju erdhët këtu me mendje plot me të pavërteta që kanë bllokuar aftësinë tuaj për të kuptuar faktet dhe asgjë nuk ju arrin më.

Korrespondentja e PRO TV: Jo, mendja ime funksionon shumë mirë.

Edi Rama: Mendja juaj funksionon mirë, problemi është se sa e hapur është ndaj fakteve.

Korrespondentja e PRO TV: Shumë e hapur.

Edhe pse kryeministri pretendon se ende nuk ka asnjë projekt, vendimi politik duket se është marrë tashmë: qeveria nuk ka ndërmend të braktisë investimin.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Sigurisht që do ta bëjmë. Siç e thashë që në fillim, do ta bëjmë. Do t’i zhvillojmë këto zona. Është e qartë se kjo do të ndodhë. Vlerësimi mjedisor do të bëhet dhe vetëm atëherë do të ketë një projekt.

Për ishullin e Sazanit, Rama thotë se negociatat po vazhdojnë dhe se ai nuk do të shitet. Për Zvërnecin, ku toka është private, diskutimet janë më të avancuara.

Komisioni Evropian u ka kërkuar autoriteteve sqarime dhe paralajmëron se Shqipëria, e cila është në procesin e pranimit, duhet të shmangë çdo veprim që mund të kompromentojë mbylljen e kapitullit të Mjedisit në negociatat e pranimit.

Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Shqipëri: Disa nga kolegët e mi shkuan në Zvërnec për të parë nga afër se çfarë po ndodhte dhe panë buldozerë dhe pajisje të tjera, të cilat dukeshin disproporcionale me versionin zyrtar se bëhej fjalë vetëm për rrethimin e zonës.

Puna është ndalur, të paktën për momentin. Qeveria premton një vlerësim të ndikimit në mjedis përpara se të paraqitet projekti përfundimtar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.