Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
POLITIKE

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

P
Piranjat 6 August 2026, 12:55 · 4 min lexim
Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, me vlerë rreth 15 milionë euro, duke ngritur akuza ndaj kompanisë së shpallur fituese.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se kompania “Air Tractor Europe S.L.”, e përzgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes, është përfshirë në çështje gjyqësore në Spanjë që, sipas saj, lidhen me manipulim tenderësh dhe korrupsion në sektorin e avionëve për shuarjen e zjarreve.

Sipas PD-së, vendimet e autoriteteve gjyqësore spanjolle, së bashku me një vendim të Gjykatës Supreme në Greqi në vitin 2024, krijojnë pengesa për pjesëmarrjen e kësaj kompanie në procedura të prokurimit publik.

Demokratët i referohen edhe legjislacionit shqiptar për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke argumentuar se operatorët ekonomikë duhet të skualifikohen në rast se janë dënuar për vepra penale si korrupsioni, mashtrimi apo falsifikimi.

PD kërkon anulimin e menjëhershëm të procedurës dhe nisjen e hetimeve nga SPAK për të verifikuar përgjegjësitë lidhur me tenderin.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Publikimi në media i dokumenteve dhe informacioneve mbi tenderin prej 15 milionë eurosh për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve edhe njëherë tjetër tregon si Qeveria e Edi Ramës administron sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare dhe si menaxhon paratë e shqiptarëve.

Sipas medias Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fituese kompaninë Air Tractor Europe S.L., e cila është përfshirë në vendime gjyqësore në Spanjë që lidhen me manipulimin e tenderëve, dhe korrupsionin në sektorin e avionëve të shuarjes së zjarreve.

Vendimet e autoriteteve gjyqësore spanjolle, përveç dëmit korruptiv të paktën 150 milion euro, së bashku me vendimin e gjykatës supreme në Greqi në 2024, pengojnë kompaninë të marrë pjesë në procedura të prokurimit publik në vendet e Bashkimit Europian.

Në fakt edhe legjislacioni shqiptar përmban të njëjtat klauzola penalitetesh:

1. Bazuar në ligjin 36/2020 Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, neni 38/1, AK skualifikon çdo operator kur ka të dhëna se ai është ose ka qenë i dënuar me vendim penal të formës së prerë për një sërë veprash penale përfshirë falsifikim, korrupsion; mashtrim etj.

2. DST në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë , në shtojcën 10, për tu plotësuar nga OE pjesëmarrës dhe për tu dorëzuar pranë AK kërkon që ofetuesi nën përgjegjësinë e tij të plotë të vetëdeklarojë se nuk është dënuar për asnjë nga veprat penale të parashikuara në nenin 38/1 të Ligjit Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë .

Në këto kushte Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të procedurës dhe nisjen e hetimeve të thelluara nga SPAK për të penalizuar përgjegjësit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.