Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit

Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, Ministria e Mbrojtjes zhvilloi një tender të klasifikuar si sekret me vlerë rreth 15 milionë euro për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, si edhe mirëmbajtjen e tyre për tre vjet.
Procedura, e zhvilluar në kohën kur ministria drejtohej nga ish-ministri Pirro Vengu, ndërsa sot drejtohet nga ministri Ermal Nufi, është klasifikuar në nivelin më të lartë të konfidencialitetit, duke kufizuar transparencën mbi një kontratë me vlerë të konsiderueshme financiare.

Sipas dokumenteve, kompania e shpallur fituese është spanjollja Air Tractor SRL (e njohur më parë si Avialsa-T), në pronësi të shtetasit spanjoll Vicente Huerta.
Por emri i kësaj kompanie rezulton i lidhur me një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në tregun evropian të avionëve për shuarjen e zjarreve. Sipas vendimeve të Gjykatës Kombëtare Penale të Spanjës dhe Gjykatës Supreme të Greqisë, grupi i kompanive është dënuar për korrupsion, manipulim tenderash dhe krijim karteli në një skemë që, sipas autoriteteve spanjolle, ka shkaktuar një dëm prej mbi 150 milionë eurosh në fondet publike.

Po sipas këtyre vendimeve, pronari Vicente Huerta është përballur me dënime penale, marrëveshje fajësie për korrupsion dhe sanksione për mashtrim ndaj Thesarit Publik në Spanjë.
Rasti ka prodhuar pasoja edhe në Greqi. Në vitin 2024, kompania u shpall fillimisht fituese në një tender të ngjashëm, por procedura u rrëzua pasi u paraqitën vendimet e gjykatave spanjolle që dokumentonin dënimet për korrupsion. Më pas, Gjykata Supreme e Greqisë e shpalli ofertën të papranueshme.
Në Shqipëri, ndërkohë, tenderi sekret me vlerë 14.8 milionë euro përfundoi me shpalljen fituese të së njëjtës kompani, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi verifikimet e kryera gjatë procedurës dhe kriteret që çuan në përzgjedhjen e një subjekti që rezulton i përfshirë në çështje të profilit të lartë të korrupsionit në Evropë.


Lexo edhe
POLITIKE
FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Protestuesi: Kryeministri pro-sllav duhet të largohet urgjentisht, tradhtoi luftëtarët e UÇK-së

Rama në ruletë mes Drejtësisë dhe Mafias

“8.5 mln eurot e check-up, Beqaj i bëri ketchup, u la i lirë”, ironizon protestuesi: Veliaj u bë me djalë, Belinda në tentativa shtatzëni...

Protestuesi: SPAK të hetojë politikanët me vila luksoze! Ku shkojnë taksat tona





