Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
POLITIKE

‘Territorialja’/ Rama nuk pyet për protestat, u dërgon draftin e ri bashkive!

P
Piranjat 4 August 2026, 20:34 · 2 min lexim
‘Territorialja’/ Rama nuk pyet për protestat, u dërgon

Teksa në të gjitha qytetet që preken nga reforma e re territoriale kanë nisur protestat kundërshtuese, Partia Socialiste u ka dërguar bashkive projektligjin për ndarjen e re administrative të njësive të qeverisjes vendore.

Në shkresën e dërguar kërkohet që kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë të paraqesin mendimin e tyre në lidhje me propozimin, duke argumentuar qëndrimin kundër apo qëndrime alternative.

Po ashtu, bashkitë kanë 60 ditë kohë nga marrja e kësaj kërkese për të organizuar dëgjesa me qytetarët për informimin dhe konsultimin me ta, pavarësisht se lëta të fundit janë ngritur prej ditësh në protestë ku kundërshtojnë shkrirjen e bashkive.

Projektligji propozon 46 bashki dhe 12 qarqe, të organizuara në skemën bashki-qytet, njësi administrative ku bashkia do të përbëhet nga qytetet, ndërsa qyteti përbëhet nga njësitë administrative dhe fshatrat, dhe do të shërbejë si njësi funksionale e planifikimit, përfaqësimit dhe organizimit të shërbimeve.

Struktura e plotë e 46 bashkive përbëhet nga 71 qytete dhe 387 njësi administrative. Njëzet bashki kanë më shumë se një qytet.

Sa më sipër, dy konsolidime janë trepalëshe. Bashkia e Beratit përfshin tre qytete: Beratin, Dimalin dhe Poliçanin, ndërsa Bashkia e Elbasanit përfshin qytetet Elbasan, Cërrik dhe Belsh.

Sa u përket qarqeve, ato do të konsolidohen si më poshtë, Vlora kthehet në qarkun me numrin më të madh të bashkive, me 6 të tilla, pasuar nga Korça me 5 bashki, Elbasani, Gjirokastra, Shkodra dhe Tirana me 4 bashki, si dhe qarqet Berat, Dibër, Durrës, Kukës dhe Lezhë me 3 bashki.

Sipas PS-së, territori u vlerësua duke u bazuar në tre indekse kryesore, indeksin e funksionalitetit të bashkive, indeksin e performancës ekonomike dhe indeksin e masës urbane.

Pritet që në këto kritere të bazohen edhe përgjigjet e kryetarëve të bashkive apo këshillave bashkiakë, në përgjigjet e tyre ndaj këtij projektligji.

Partia Socialiste synon që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027 të organizohen dhe të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re territoriale./ TCH

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.