‘Territorialja’/ Teliti: Ndarja e Shqipërisë, si tortë interesash

Për Partinë Demokratike, harja e re territoriale nuk shihet ndryshe veçse si një tortë interesash, për qëllime elektorale të PS.
I këtij mendimi është anëtari i Kryesisë së PD, Dorian Teliti, i cili në një intervistë për edicionin e paradites në Syri Tv nën moderimin e Armela Ferkos tha se për hartën territoriale, qytetarët nuk janë pyetur aspak.
Sipas tij, kjo hartë e re nuk bazohet te nevojat e komunitetit, por te llogaritë e pastra elektorale të mazhorancës.
Për Telitin, kjo nismë po shihet si goditja finale në një proces shumëvjeçar centralizimi, ku bashkive u janë hequr njëra pas tjetrës kompetencat thelbësore, nga menaxhimi i ujësjellësve deri te lejet e ndërtimit.
Argumenti kryesor që përmend zyrtari i PD, është se ky centralizim i shërbimeve po detyron qytetarët të udhëtojnë me orë të tëra për të marrë një dokument bazë, duke thelluar braktisjen e këtyre zonave dhe shpopullimin e Shqipërisë.
U ngrit komisioni bipartizan, maxhorancë-opozitë… dhe përfundoi në një reformë të njëanshme, jo konsensuale, jo të dakordësuar, po dhunshëm thjesht me forcën e kartonit, në një draft-reformë thjesht territori, thjesht ndarje harte. Nuk u fol absolutisht as për njerëzit, nuk u fol as për komunitetet, nuk u fol as për traditat… E cila u nis fillimisht me dakordësi të plotë… përfundoi në një hartë tërësisht politike elektorale. Një ekuacion i thjeshtë elektoral. Për të parë cilat bashki neve, për PS-në, rrezikojmë t’i humbasim apo nuk kemi fuqi.
Centralizimi i pushtetit vendor në duart dhe nën hyqmin e pushtetit qendror nuk fillon realisht me këtë draft reforme. Ka filluar që në vitin 2015 me reformën që nga 373 komuna dhe bashki u tkurrën në 61. Historiku tregoi që nga 2015-a deri në 2026-ën, të vetë statistikat zyrtare flasin për shpopullim të zonave rurale dhe urbane.
Njerëzit braktisën shtëpitë, bizneset, u mbyllën shkollat… Vazhdojmë më pas me centralizimin e kompetencave të tjera. U hoq menaxhimi i ujësjellës-kanalizimeve. Ujin s’kishte, prapë ujë s’kemi as sot… Janë hequr menaxhimi i territoreve. Pjesa dërrmuese e lejeve të ndërtimit nuk jepen nga vetë bashkitë, por nga AZHT-ja që drejtohet nga kryeministri.
E gjitha është pjesë e një skenari për centralizimin maksimal të pushtetit vendor në duart e pushtetit qendror. Është një rrugëtim i gjatë disa vjeçar për të arritur sot që ‘meqenëse ne i shpopulluam këto zona, nuk kanë më arsye të ekzistojnë’. Nëse fillon dhe i zhduk, njerëzit do të humbasin pastaj edhe lidhjen me territorin, traditën. Mjafton të marrim modelin italian, një bashki ndërtohet kur plotëson tre kushte: ka një vijë uji, ka aspektin historik/fetar dhe ka treg. Ne sot kemi bashki që i kanë pasur dhe u janë zhdukur.
Tirana është rast specifik. Gjatë dëgjesave, mbi 85-90% e qytetarëve flisnin për decentralizim, rritje të numrit të bashkive dhe zvogëlim të territorit të bashkive ekzistuese, sepse ishte bërë e pamundur për të marrë shërbimet. Bënin denoncime duke thënë ‘më duhen 3 orë për të bërë rrugë për të marrë një shërbim te qendra shëndetësore apo hipoteka’. Qytetarët duan që shërbimi t’u shkojë sa më afër. Dhe kjo është zemra e projektit të Partisë Demokratike për 94 bashki.
Lexo edhe
POLITIKE
Sot dita e 78-të e protestës/ Përshkallëzohet "Revolucioni i Flamingove", zbarkon sot në Tiranë diaspora

Shqipëria, një vend që dëshpëron

77 ditë protestë/ 'Besa' e diasporës për Ramën: Të erdhi fundi!

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin, Lorenzo Grassini në mbështetje të protestës kundër Ramës: Populli duhet dëgjuar! Unë jam me ...

Meçan Zotaj: Për investimin e Alabbar, Rama fliste me shumë pompozitet, por objektet janë fundosur. Sot s’i besojnë as kryetarët e bashki...





