Thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe anulim të projektit! Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave

Vijon prej më shumë se dy orësh protesta kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, me qytetarët që tashmë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Protestuesit arritën të kalonin zonën pranë Urës së Lanës, ku më herët u përballën me një gardh metalik dhe kordonin e Policisë së Shtetit.
Situata u përshkallëzua kur protestuesit u afruan pranë perimetrit të rrethuar dhe disa prej tyre kaluan barrierën metalike. Në përgjigje, forcat e policisë ndërhynë duke përdorur makina ujëhedhëse me qëllim shpërndarjen e turmës dhe rivendosjen e rendit. Qytetarët kanë lëshuar thirrje ndaj policisë që të hapin rrugën, por policia ka qëndruar në pozicionin e saj duke mos lejuar kalimin e protestuesve drejt Kryeminsitrisë. Gjë që më pas u arrit.
Qytetarët kanë ndezur tashmë blicat e telefonave, duke ndriçuar bulevardin.
Në kor, protestuesit artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë, akuza ndaj klasës politike dhe kundërshtim të projektit që po zhvillohet në zonën e mbrojtur. Në protestë u dëgjuan gjithashtu sloganet: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Opozitë e shitur” dhe thirrje të tjera drejtuar figurave politike.
Kjo është dita e katërt radhazi e protestave kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët dhe aktivistët kërkojnë ndalimin e investimit, duke argumentuar se ai cenon një zonë me vlera të veçanta natyrore dhe mjedisore. Nga ana tjetër, qeveria e konsideron projektin një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit.
Lexo edhe
POLITIKE
"Rinia bëri tërmet"/ Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“Patriotizëm nuk është një foto në Instagram”, Fjoralba Ponari nga protesta për Zvërnecin: Toka dhe deti janë trashëgimi, jo plaçkë! ...

“U drejtohem vetëm atyre që më kanë votuar”/ Protestuesi i kthehet Ramës: Po ne të tjerët të dukemi dele? Di vetëm, të na shkatërrosh...

“Rama ik”/ Protesta kundër ndërtimit në Zvërnec, qytetarja: Patronazhistët po provokojnë dhunë, mos bini pre!

Në bulevard, “një botë e re po lind gërmadhash”





