Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
POLITIKE

Thomas Kunze: PD forcë kyçe për integrimin, opozita ofron vizion për të ardhmen

P
Piranjat30 May 2026, 13:50 · 4 min lexim
Thomas Kunze: PD forcë kyçe për integrimin, opozita ofron

Drejtori për Shqipërinë të Fondacionit KAS të CDU, Thomas Kunze, në fjalën e tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u shpreh se Partia Demokratike mbetet forca kyçe për demokracinë shqiptare dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

 Ai theksoi rëndësinë e ripërtëritjes së opozitës, duke bërë thirrje për një rol më përgjegjës dhe vizionar, që të ofrojë zgjidhje konkrete për qytetarët shqiptarë.

Fjala e tij:

I nderuar zoti kryetar Berisha, të nderuar delegatë, zonja dhe zotërinj,

Në emër të Fondacionit Konrad Adenauer, ju uroj suksese në këtë kongres të partisë. Partia juaj, Partia Demokratike, ruan një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë moderne. Rrënjët e saj në periudhën antikomuniste shërbejnë si bazë e demokracisë, dhe Shqipëria ka ecur mjaft përpara.

Për shumë njerëz në Evropën Perëndimore është e vështirë të përfytyrojnë se sa e vështirë ka qenë jeta juaj nën sundimin komunist në këtë vend. Për 40 vjet, nën regjimin e Enver Hoxhës, Shqipëria ishte një prej vendeve më të mbyllura dhe më të shtypura në botë, jo vetëm në Evropë, por kudo në botë. Njerëzit nuk mund të udhëtonin, feja ishte e ndaluar. Më shumë se 30 mijë persona gjendeshin në burgje, dhe dhjetëra mijëra të tjerë përndiqeshin ose dërgoheshin në kampet e punës. Familjet ndëshkoheshin për atë që kishte bërë babai apo gjyshi. Nuk kishte hapësirë për mendim ndryshe, nuk kishte hapësirë për shtetin e së drejtës. Shteti ishte gjithçka.

Që prej themelimit të saj, Partia Demokratike nën Sali Berishën ka mbështetur lirimin e të burgosurve politikë, të të përndjekurve dhe të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist. Nuk duhet harruar se Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin evropian të Shqipërisë. Zoti Klan dhe zoti Bajer e përmendën këtë. Partia Demokratike, qeveria e Partisë Demokratike, bëri të mundur që Shqipëria të bënte kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2009. Kjo ishte historike dhe një gur themeli i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës.

Fondacioni Konrad Adenauer erdhi dhe mbështeti këtë rrugëtim për shumë vite. Ne kemi punuar së bashku në frymën e demokracisë, lirisë politike, shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian, dhe vazhdojmë të jemi të angazhuar ndaj këtyre vlerave dhe partneritetit me ju në të ardhmen.

Në çdo demokraci është e rëndësishme një opozitë e fortë. Opozita nuk duhet vetëm të kritikojë, por gjithashtu të ofrojë zgjidhje, të ripërtërihet dhe të marrë përgjegjësi kur njerëzit vendosin besimin e tyre tek ajo. Dhe pikërisht për këtë janë diskutimet e sotme.

Unë ju uroj diskutime të frytshme, vendime të mençura dhe çdo sukses në këtë kongres të partisë dhe në të ardhmen e Shqipërisë. Faleminderit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.