Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Thyhet rekordi! Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

P
Piranjat 8 June 2026, 21:10 · 2 min lexim
Thyhet rekordi! Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë

Eshtë rikthyer sërish faqja e peticionit që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur një numër të madh nënshkrimesh brenda një kohe të shkurtër.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga platforma ku po qarkullon peticioni, ka thyer çdo pritshmëri, duke kaluar shifrën rekord prej 1.7 milione nënshkrimesh.

Në faqen zyrtare të peticionit shfaqet qartë se numri i firmave ka tejkaluar objektivin fillestar prej 1,000,001 nënshkrimesh, duke u mbyllur tashmë në 100% të arritjes së synimit, ndërsa vazhdon të rritet më tej.

Pak para këtij fluksi të madh vizitash dhe nënshkrimesh, faqja e peticionit ka qenë për një periudhë të shkurtër jashtë shërbimit, duke u bërë përkohësisht e paarritshme për përdoruesit.

Në mesazhin shoqërues të peticionit u bëhet thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimin e tyre, duke theksuar se “ndryshimi është i nevojshëm” dhe se çdo firmë përfaqëson vullnetin për të ardhmen e vendit.

Kjo nismë vjen në një klimë të tensionuar politike dhe pas protestave të zhvilluara në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshime në qeverisje dhe dorëheqjen e kryeministrit.

Peticioni vijon të shpërndahet me shpejtësi në rrjet, ndërsa numri i firmave raportohet në rritje nga ora në orë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.