POLITIKE

“T’i japim besën njëri-tjetrit!”/ Arben Kola thirrje të rinjve: Bashkohuni për Shqipërinë e Re deri në shporrjen e Edi Ramës, koha është tani!

Piranjat Përditësimi i fundit 18 September 2026, 20:08
“T’i japim besën njëri-tjetrit!”/ Arben Kola thirrje

Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën kundër qeverisë, duke kërkuar një angazhim të përbashkët për të arritur një “Shqipëri të lirë dhe Shqipëri të re”.

Në fjalën e tij nga protesta e 111-të, Kola tha se të rinjtë duhet të bashkohen për një qëllim të përbashkët dhe të mos ndikohen nga liderët politikë.

“Rinia së pari duhet të bëhet bashkë për një qëllim dhe një ëndërr, që quhet Shqipëri e lirë dhe Shqipëri e re. Dhe që kjo të ndodhë, rinia nuk duhet të jetë e infektuar nga liderët dhe politikanët tradhtarë”, u shpreh Kola.

Kola e cilësoi situatën si një “moment historik” dhe u bëri thirrje të rinjve që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri t’i bashkohen protestës deri në largimin e Edi Ramës.

Aktivisti Arben Kola: Mirëmbrëma të gjithëve. Rinia së pari duhet të bëhet bashkë për një qëllim dhe një ëndërr, që quhet Shqipëri e lirë dhe Shqipëri e re. Dhe që kjo të ndodhë, rinia nuk duhet të jetë e infektuar nga liderat dhe politikanët tradhtarë.

Duhet që t’i japim besën njëri-tjetrit që të ndërtojmë këtë Shqipëri të re, me Kushtetutë të re, me Kod Zgjedhor të ri, me kontratë të re sociale dhe ne do të jemi mbështetësit kryesorë të tyre.

Ky është moment historik, ndaj ftojmë të rinjtë dhe të rejat, që kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri, të na bashkohen dhe të udhëheqin këtë revolucion paqësor deri në shporrjen e Edvin Ramoviçit.

Koha është tani që të bashkohemi për një Shqipëri përtej partive. Bashkohuni për ëndrrat e baballarëve tuaj e atyre që na kanë lënë. Kjo tokë kërkon mund dhe sakrificë dhe sakrifica e vetme është qëndresa dhe prania juaj në shesh.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?