“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë" - Qindra shqiptarë mblidhen në Mynih për të protestuar kundër Qeverisë

Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë, në mbështetje të protestës që po zhvillohet në Tiranë prej 15 ditësh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Ata i janë bashkuar thirrjeve dhe kërkesave që po artikulohen prej më shumë se dy javësh në kryeqytet nga mijëra qytetarë para kryeministrisë dhe rrugëve të qytetit.
“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë, Ti shet Shqipërinë, ne mbajmë flamurin lart. Nga Mynihu po vjen vendimi, Rama ik, Ka fol mërgimi”, thuhet në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit pranë kampusit universitar Ludwig-Maximilians- Universität.
Ashtu si në protestat në Tiranë, edhe në Gjermani nuk ka munguar thirrja simbolike e këtij tubimi “Rama jepe dorëheqjen”, si edhe “Shqipëri e re”, “Rama n’burg, Berisha n’burg.
Gjatë protestës, shqiptarët nuk kanë kursyer as ironitë dhe mesazhet politike ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një nga pankartat e mbajtura në protestë shfaqet një foto e saj së bashku me kryeministrin Rama, e shoqëruar me mesazhin: “Ndalo së suportuari regjimin kriminal”.
Lexo edhe
POLITIKE
Malaj: Rama po e çon vendin drejt përçarjes, duhet të largohet urgjentisht!

Në Tiranë protestohet kundër tij, Rama shkon në Zvicër si artist

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

“Zv.ministrja e Bujqësisë krahason protestuesit me delet”, story i saj ngjall debat

“Shqipëria nuk shitet”/ Qytetarët zbresin sërish në shesh sot pasdite në ditën e 15-të protestës

'Zgjim qytetar i paimagjinueshëm'/ Muçollari: Propaganda, shtylla e parë që protesta i rrëzoi qeverisë

Partia Demokratike Evropiane në Bruksel i bën thirrje Ramës të dëgjojë protestat në rrugë

Protestat masive për largimin e Ramës, eurodeputeti bullgar: Duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve





